Ëndrrave me vela

0
115

Në dërrasat e teatrit të anijes
kam fjetur e vetme atë natë
ca rroba palaçosh ishin grisur
i vura nën kokë si jastëk

Edhe perdet e kuqe i lash hapur
të shihnin udhëtarët këtë skenë
një aktore kam qenë dikur n ‘qytet
dhe tani kjo drama që po flejë

Dalëngadalë deti po qetësohej
në kujtimet e mia përtej valësh
sa përkundje, sa dallgë, sa sirena
gjumi im, ëndrrave me vela

Kafen e mëngjesit e kam pi
librin lënë në gjysmë, e përfundova
nuk e di si u ndie publiku ,
në anije, atë natë, s'pati dhoma.

Hava Kurti Krasniqi