RREPTËSISHT NDALOHET LEXIMI I KËTIJ SHKRIMI nëse jeni të ndjeshëm në papastërti!

0
263

Kultura, gjesti, mimika apo dialekti ndryshojnë në çdo disa kilometra.

Kështu edhe veset, dhe besimet e ndryshme.

Shembull potkonin e gjen të varur nëpër shtëpi, si në Zvicër , Francë, Australi, Kosovë apo Shqipëri.

Besohet se sjell fat. Por unë kam një tjetër hall !

Ne jetojmë qe dhjetë vite në një apartament në katin e parë.

Nuk i njoh banorët hiç sepse nuk na lejon koha.

E kemi një whatsapp chat, për ndonjë lajmërim.

Një djalë shqiptar e njoh si fytyrë, emrin nuk ia di, është i sjellshëm dhe kujdeset për mirëmbajtjen e oborrit.

Problemin e kam me një person tjetër që banon përballë nesh.

Dy herë e kam taku, njëherë e kam gjetur kuletën e tij në oborr ( pyeta në chat e kujt është kuleta, ai erdhi e mori ), dhe njëherë afër festës së vitit të ri, ra zilja dhe kur e hapa ishte ai me një pjatë në dorë, në pjatë një meny.

Mu prezantua, tha unë jam që banoj këtu,( dy hapa pranë derës sonë, si duket e dinte se nuk e njoh askënd) dhe tha se ka gatu për gjithë banorët.

I thash faleminderit por unë kam gatu, jepja dikujt tjetër.   

I erdhi rëndë e vërejta dhe e mora!

Të nesërmen, ia lash pjatën te dera me një çokolatë kërshëndellash por, ( mos më pyetni çka bëra me gjellën , edhe sikur të pyesni nuk skuqem fare, ushqimi është çështje tepër personale, duhet me njohur deri diku një njeri për me e ngrenë ushqimin e tij.

Kam pa njerëz që e kërkonin gjellën dhe lugën e njëjtë pa e pastrua e futnin sërish në gjellë, tmerr).

Po dal te problemi: Ky banori që tregova, pështyn sa herë që del nga dera e vet. Gjithmonë, gjithmonë!!!!

Sa herë që del prej banese, pështyn në oborr dhe kur pështyn, i jep zor me një zhurmë të tillë sikur e ngrehë atë nga këmbët.

Tmerr!!!!

A thua pse bën kështu, përse nuk pështyn në banjë?

 Ndoshta ka ndonjë besëtytni në këtë pështymën e tij.

Po gërditëm shumë.

Nuk e di se çfarë kombësie ka, por një ditë ka me më humb durimi.

Ka me dalë një ditë me i thënë MJAFT HYN BANJO TËNDEN DHE PËSHTYJË!

Më pengon edhe kur njerëz pinë kafe apo çaj dhe pas çdo gllënjke e bëjnë një lloj pasthirrmë muzikore.

O zot, po pse nuk e pinë pa muzikë pa asnjë fjalë, pije bre me marifet, pije ngadalë, pije pa ohhhoo , pije pa fjalë, me mirësjellje!

Hava Kurti Krasniqi