I pa vdekshme kujtimi yt artist Agim Gashi!

0
304
Plot 4-vite pa ty i pa harruar poet e rapsod; 
Plot 4-vite sharkia të rrin e heshtur në zi, 
Plot 4-vite vargu poetik mbytur në lot, 
Plot 4-vite pena e poetit tretur në vetmi. 

Plot 4- vite dëshpërimi pse na le?! 
Plot 4-vite arti shqiptar mbeti pa ty, 
Plot 4-vite në tokë t'Arbrit artisti fle, 
Për plot 4-vite t‘kujtojmë me lot ndër sy. 

Të kujtojmë me mall o artisti jonë! 
T'kujtojmë me mall e kurrë s'të harrojmë! 
Pusho i qetë në vendlindjen Kosovë! 
Shpirti dritë në parajsë përgjithmonë! 
Autore: Donika Çela