Ambasadori me Plis

0
324

Safet Gashi, mërgimtari që bart plisin në Austri, nuk ka si mos të na e kujtojë protagonistin kryesor të filmit Njeriu prej dheu.

Bartja e plisit në një shtet të huaj, sa është një ndjenjë krenarie, po aq është simbolikë e dhimbjes.

A nuk shpreh edhe një revoltë plisi në kokën e mërgimtarit, a nuk është një kritikë ndaj subjekteve politike të Evropës dhe të Kosovës që të angazhohen me më shumë përkushtim për të siguruar një mundësi të kthimit të mërgimtarëve duke ju ofruar kushte pune dhe jetese?

Për të gjitha këto flasim me zotëri Safet Gashin i cili është me origjinë nga Begraca e Kaçanikut, nga një familje e shquar për atdhetari dhe jeton me familje në Austri.

• I nderuar z.Gashi cila është simbolika e Plisit për ju?

Safet Gashi: Plisi për mua është një simbol i shenjtë kombëtar.

E kanë bartur të parët tanë me dinjitet. E ka ngjyrën e bardhë dhe simbolizon trimërinë dhe çiltërsinë ballëhapur të shqiptarëve.

•Në vëzhgimin e një masakre në Kosovë , u shpreh dyshimi nga ana e armiqve se gjoja ushtria serbe kishte vrarë jo civilët por pjesëtaret e UÇK dhe populli pastaj pasi janë larguar ushtarët armiq i ka veshur të vrarët e të masakruarit me rroba civile, i tërë ky dyshim u vu sepse një i vrarë e kishte plisin në kokë.

Por kjo u shpjegua se i vrari pas vrasjes e ka pas plisin larg prej kokës por një kalimtar ia ka kthyer plisin në kokë, sepse kjo është nder, dhe pjesë e kulturës.

• Çka mendoni ju për kthimin e plisit në kokën e të vrarit ?

Safet Gashi : Ky rast tregon se ne shqiptarët e kemi plisin si nder për ta bartur, dhe kthimi i plisit në kokën e të ndjerit të pavarrosur ende, është një shërbim atdhetar, një gjest që mund kuptoj vetëm një shqiptar me zemër.

•Edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës i ka 99 kupola me simbolin e plisit. Ka zëra që thuhen se plisi i 100 do ti vendoset me Bashkimin Kombëtar. Ku e ka vendin Plisi te shqiptarët, në flamur, nëpër institucione, apo do të ishte mirë që kullat tona të kishin formë plisi në kulm?

Safet Gashi: Plisi i bardhë i sjell dritë çdo vendi, si në kullë, e kudo nëpër institucionet tona. Të huajt që na vizitojnë, ata së pari duhet të njohin kulturën tonë e pastaj të ulemi të bisedojmë.

•Ju bartni Plisin, por shalli rreth plisit, a ishte traditë nëpër gjithë Kosovën apo vetëm për trevën e Rugovës?

Safet Gashi : Shalli ka qenë traditë nëpër disa treva të Kosovës e më gjerë nëpër trojet tona.

•A gëzohesh kur takon njerëz me plis në kokë?

Safet Gashi: Njerzt me plis më kujtojnë kohën kur plisi bartej më shumë se sot, sigurisht se gëzohem kur i shoh.

•A të pyesim të huajt pse bart Plis?

Safet Gashi:Po më pyesin shpesh dhe gjithmonë ju tregoj me krenari se plisi është shqiptar .

•A të ka humb ndonjëherë plisi?

Safet Gashi: jo kurrë, unë pa plis nuk jam vetvetja.

•A din ndonjë histori apo ndonjë humor me plis?

Safet Gashi: Kujtimet më të bukura i kam nga plisi.

•Flitet se keni dhuruar shumë plisa e së fundmi në një takim i keni dhuruar edhe Presidentes zonjës Vjosa Osmani ?

Safet Gashi: Po e vërtetë, kam dhuruar shumë dhe vazhdoj të dhuroj. U kam dhuruar shumë personaliteteve shqiptare e ndërkombëtarë plisin e bardhë.

I nderuar faleminderit për intervistën me shkrim për Gazetën e TV Syrit.

Ne urojmë të na vini në Televizionin Syri edhe si mysafir në emision.

Me plis do të vini dhe do të ju presim me plisa, si e do tradita.

Hava Kurti Krasniqi