A ka ende njerëz?

0
209

A kanë mbetur nga ata
që e kuptojnë dhembjen
që e fshin edhe lotin e tjetrit

A kanë mbetur nga ata
që dinë të falin e të japin
që me dorë n‘zemër të flasin

A kanë mbetur nga ata
që natës i bëhen dritë
që plagës i bëhen fashë

A kanë mbetur nga ata..
pyeste një plakë e verbër
a ka ende njerëz?

Hava Kurti Krasniqi