Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina shpall të hapur thirrjen për pjesëmarrës në edicionin e gjashtë të Shkollës Verore

0
192

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina ka kënaqësinë të shpall të hapur thirrjen për pjesëmarrës të interesuar në edicionin e gjashtë të Shkollës Verore.

Afati i fundit i aplikimit është 11 korrik 2021.

Rezultatet do të shpallën jo më larg se 14 korrik 2021.

Programi do të zhvillohet nga 2-15 gusht 2021.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë bashkëpunuese ndërkombëtare me bazë në Prishtinë, e cila bashkon një grup ndërkombëtar të artistëve, arkitektëve, kuratorëve, filozofëve, akademikëve, pjesëmarrësve dhe studentëve për të menduar, bërë dhe bashkëpunuar në kontekstin e një planprogrami ndërdisiplinor.

Shkolla Verore si Shkollë 2021 përmban një program prej njëmbëdhjetë kurseve eklektike për pjesëmarresit e zgjedhur. Kurset adresojnë një gamë të gjerë çështjesh e tematikash brenda fushave si studime muzeale dhe trashëgimi, kritikë arti, estetikë dhe aktivizëm, studime për hulumtues në gazetari, media dhe filozofi.

Përveç diskutimit intim dhe kritik që do të zhvillohet brenda këtyre kurseve të brendshme, Shkolla Verore si Shkollë gjithashtu pret një seri ligjeratash publike, programin e ekspozitave të zgjedhura, shfaqje filmash, DJ sesioneve, dhe punëtori nga artistë, arkitektë, kuratorë, filozof, shkrimtarë dhe studiues të ftuar.

Shkolla Verore si Shkolla 2021 do të ofrojë një mundësi emocionuese që krijimi, spekulimi artistik e akademik dhe shkëmbimi ndërdisiplinor të lulëzojnë.

Ligjeruesit e zgjedhur për edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë përfshijnë: Scott Anthony, Julieta Aranda, Marwa Arsanios, Sezgin Boynik, Boris Buden, Keti Chukhrov, Goran Đorđević, Övul O. Durmusoglu, Freya Edmondes, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Minna L. Henriksson, David Horvitz, Achim-Borchard Hume, Florina Jerliu, Urška Jurman, Sami Khatib, Valentina Koça, Esther Leslie, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Jovanka Popova, Bernhard Rüdiger, Branimir Stojanović, Gáspár Miklós Tamás, Ivana Vaseva, Marina Otero Verzier, Anton Vidokle, Gëzim Visoka, Natalija Vujošević, Joanna Warsza, ndër të tjerë.

Informacione të tjera në lidhje me edicionin 2021 të Shkollës Verore si Shkollë, përfshirë informacionin e aplikimit, mund të gjenden në faqen e internetit të Stacion, në vegzën më poshtë. 110 aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në program, që do të zhvillohet në anglisht. Edicioni i fundit i mbajtur në 2019 përfshiu pjesëmarrjen e 121 pjesëmarrësve dhe 39 ligjëruesve nga 32 vende. Deri në dhjetë aplikantë do të zgjidhen për të marrë pjesë në secilin kurs. Aplikantët mund të regjistrohen për të ndjekur më shumë se një kurs.

Programi Publik i Shkollës Verore si Shkolla 2021 do të shpallet në Korrik 2021. Vizitoni vegzën në faqen tonë të internetit për të gjetur informacione të mëtejshme mbi Shkollën Verore si Shkollë dhe për aplikim për pjesëmarrje: http://www.stacion.org/en/Summer-School-as-School-2021