RREZONA RAMADANI NJË HISTORI FURTUNË E GOLAVE NË FUTBOLL

0
410

Rrezona Ramadani një futbolliste e dashur që na mahnitë me stilin e saj në fushë.

Një vajzë që me shoqet e saja po bëjnë historinë shqiptare të futbollit femëror.

Rrezona ka filluar të luaj në moshën 8 vjeçare e cila e ka dashur futbollin.

Klubi i parë ishte Kff Vizioni-Ferizaj pastaj kaloi në klubin e Feronikelit e tani luan për Vllaznin e Shkodrës

• A e ke në gjak futbollin, kush ka luajt në familje?

Rrezona: Vetë fakti që po jetoj me këtë̈ sport tregon se sa i madh është̈ pasioni, është sport qe duhet ndjerë në çdo  minutë në fushë dhe po se pate në gjak nuk mund të jesh pjesë e këtij sporti.

Jam futbollistja e parë në familje por babi është në fans shumë i madh i futbollit dhe kjo më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

•Ka mbi 50 vite që edhe gratë̈ luajnë futboll, në disa kultura nuk përkrahet sa duhet, e në disa kultura ka mbështetje të madhe shoqërorë futbolli i vajzave.

Si shikohet futbolli i vajzave në Kosovë tani, dhe si ishte bindja e shoqërisë kur fillove ti të luash? a të paragjykonin?

Rrezona: Futbolli ka pasur shumë ngritje në të gjitha aspektet në Kosovë përfshirë edhe tek vajzat, por normalisht jemi në fillimet e zhvillimit te futbolli të femrave dhe na duhet përkrahje më e madhe në të gjitha aspektet… Mosha shumë e vogël që unë fillova të luaj futboll bëri të mendojnë që mund ta kisha thjesht një pasion qe do shuhej me kohë, por ishte ajo lojë qe unë po lidhesha me të çdoherë̈ e më shumë dhe gjithmonë̈ e mendova si një profesion dhe jo thjesht një humbje kohe… pas gjithë kësaj ishin ato fjalët e zakonshme se “futbolli nuk është për femra” por që asnjëherë nuk i morra këto fjalë si diçka që mund të më largojnë nga ky sport.

•A po rritet interesimi i vajzave në këtë sport, apo ndoshta duhet të kemi gra në kryesin e futbollit dhe gra eksperte në futboll?

Rrezona: Popullarizimi i futbolli që është çdo herë e më i madh po bënë që të ketë rritje të numrit të vajzave në futboll. Po duhet të kemi gra në futboll dhe gra me përvojë në këtë drejtim por shtë diçka që besoj se duhet edhe pak kohë duke e marr parasysh që e kemi ende fillimin e zhvillimit të futbollit të femrave, dhe besoj se me kalimin e kohës do të shtohet numri i grave në futboll qoftë si futbolliste, trajnere, analiste apo çdo gjë që lidhet me këtë sport.

• A ka projekte strategjike për motivimin e vajzave në futboll?

Rrezona: Federata e futbollit si ajo e Shqipërisë edhe ajo e Kosovës kanë fillua dhe po zhvillojnë projekte në përkrahje të futbollit të femrave, e po ashtu Fifa dhe Uefa po i japin shumë rëndësi dhe besoj që do kemi zhvillim në futbollin femëror.

• A ke luajt nëpër rrugë zbathur apo në dhomë

Rrezona: Si çdo fëmijë tjetër edhe unë dëshirën për futboll e nisa në rrugë ku edhe ,prej aty kalova në klubin e qytetit, pastaj edhe dhoma ime, ishte pjesa ku isha vetëm unë dhe topi ishte gjithçka që doja.

• A keni bërë̈ gol në ëndërr, a keni fjetur mbi top si mbi jastëk ajror?

Rrezona: Përpos ditës ku ne zhvillojmë seanca stërvitore apo edhe lojë, është edhe çdo natë që në qetësi planifikojmë lëvizje, gola, mendojmë për çdo gabim që bëjmë në ndeshje apo stërvitje, është edhe ajo pjesa ku ti e analizon veten dhe pastaj të nesërmen zgjohesh me plot energji dhe dëshirë që të vijë sa më shpejt ora për tu nisur për tek fusha dhe të japësh çdo gjë.

•Jeni lëndua ndonjëherë̈ ?

Rrezona: Fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë lëndim të rënd që të jem për kohë të gjatë jashtë fushës, kam pasur lëndime të lehta që zakonisht i përcjellin sportistët por jo diçka më të rënd siç edhe janë shtuar kohëve të fundit.

•Nëpër Evropë flitet se vajzat po tregojnë më shume sukses se sa djemtë në futboll, gjatë pandemisë gratë kanë tregu organizim në futboll , si e keni kalua ju pandeminë në futboll ?

Rrezona: Vajzat njihen që kanë karakter të fortë dhe nuk dorëzohen lehtë, bëjnë gjithçka që të jenë aty ku duan, kjo bënë që të jenë të suksesshme.

Sa i përket pandemisë ka qenë një periudhë mjaftë e vështirë, por mundohesha ta motivoja veten tu e marr parasysh që kishim një kampionat për të vazhduar, punoja shumë, stërvitesha dy herë në ditë me aq mundësi sa kisha, por që ja dola shumë mire.

•Futbolli donë shumë flijim, «We play Strong» thonë̈ vajzat , çka i këshillon vajzat që e duan futbollin?

Rrezona: Po është e vërtetë futbolli donë shumë punë , përkushtim, sakrificë, nuk është thjeshtë një lojë 90 minuta që shohim nga jashtë, por është shumë më shumë se aq ,vajzat i këshilloj të mos dorëzohen asnjëherë pavarësisht paragjykimeve, vështirësive dhe gjitha pengesat që i hasin gjatë rrugës, nuk është e thjesht të luash futboll!

•Ka edhe nëna të reja që luajnë̈ futboll, pra kur e donë futbollin edhe koha gjendet, po a të mbetet kohë për studime?

Rrezona: Ka gjithmonë kohë për gjëra që ti donë ti përfundosh, por po është e vështir pjesa e studimeve, nuk është e mundur që të kemi një vijueshmëri të  rregullt në studime, vet fakti që shume herë jemi  jashtë shtetit, kemi ndeshje, stërvitje besoj që për çdo sportist janë primare por pa anashkaluar studimet sepse jo gjithë jetën mund ë jemi në fushën e gjelbër, kemi edhe një jetë tjetër jashtë futbollit dhe mundohemi që sa do pak të jemi korrekt edhe në gjera tjera sikur janë studimet.

•Loja që të ka lënë̈ më së shumti përshtypje?

Rrezona: Ka qenë loja kundër kampionit Turk në gara të champions league’s , ishte debutimi im i parë me fanellën e Vllaznis e të njëjtën kohë debutimi im i parë në garat e Champions league’s.

E  veçanta e kësaj loje ishte se koha e rregullt 90 minuta përfundoi barazim 2-2 , pas kësaj kishim shtesën 2 herë nga 15 minuta, ekipi jonë  ishte me një lojtare më pak për shkak të kartonit të kuq që lojtarja jonë kishte marr në minutat e fundit të kohës së rregullt, në minutën e 118 ekipi kundërshtarë shënon gol për rezultat 3-2 , ky ishte ai momenti kur menduam që gjithçka përfundoj, por në minutën e 121 ne barazojmë rezultatin dhe pas kësaj fitojmë ndeshjen përmes penalltive, ishte emocioni më i veçantë që kisha përjetuar ndonjëherë.

•Çka të bën krenare ?

Rrezona: Jam krenare për gjithçka që kam bërë deri më tash, krenare që nuk e lash veten të dorëzohem asnjëherë para askujt, që po vazhdoj ëndrrën time dhe sukseset nuk po mungojnë, krenare për çdo gjë deri tani dhe për rrugën që kam zgjedh.

•A ke dëshirë̈ me e provua futbollin në Evropë dhe për cilën ekip do të kishe luajt?

Rrezona: Pas çdo suksesi gjithmonë duhet të kërkojmë më shumë, për momentin jam në ekipin më të mirë në shqiptari dhe më gjerë, e normalisht që do të ishte një sukses i madh që vitet në vazhdim të kem një përvojë edhe në ndonjë klub Evropian, ka klube mjaft të mira dhe nuk mungon cilësia në ligat e mëdha dhe që besoj çdo klub i cili ka një organizim të mirë dhe ka cilësi brenda tij, do të isha pjese e tij.

•Shoqet tua janë̈ vetëm futbolliste?

Rrezona: Përveç futbollit ato ndjekin edhe studimet por nuk kanë ndonjë punë të dytë.

•Emri juaj përmendet si një yll futbolli, Gjithmonë na dhuron shumë emocion, por a jeni pendua ndonjëherë për këtë sport, dhe kujt ia dedikon sukseset tua?

Rrezona: Futbolli njihet si sporti më i mirë në botë dhe kjo falë emocioneve që sjellin lojtaret brenda fushës, kam ca vite në futboll po as edhe një here të vetme nuk jam penduar për rrugën që kam zgjedh, momentin kur hy në fushë harroj çdo gjë jashtë saj… sukseset e mia ia dedikoj familjes pa të cilët sot nuk dot isha askund, janë ata që ishin me mua në çdo moment të keq apo të mirë, e meritojnë që tu dhuroj emocione dhe ti gëzoj me çdo sukses timin sado i vogël që të jetë.

•Pasionet tuaja?

Rrezona: Pasioni me i madh tani për tani është futbolli dhe jam e përkushtuar 100% te ai.

• Si ndihesh kur ti shënon dhe kur fansat thërrasin emrin tënd?

Rrezona: Të shënosh është ndjenja që çdo futbollist lufton për te.

Gola është ajo dëshira për të cilën vrapojnë 22 lojtar, momenti kur shënon thjesht është emocion që nuk paguhet me asgjë, pastaj janë tifozët ata që përcjellin këtë ndjenjë të veçantë dhe i japin bukuri këtij sporti, brohoritma e tyre është energji shtesë për lojtaret.

•Dëshirat , tua si futbolliste?

Rrezona: Dëshirat janë pa fund, pas çdo suksesi të arritur kërkojmë tjetër kështu që çdo arritje do të sjell një dëshirë tjetër sa i përket karrierës personale, ndërsa kam një dëshirë që  besoj donë kohë për tu realizuar: dua futbolli i femrave të ngritët sa më lartë dhe të ketë një profesionalizëm po aq sa te djemtë dhe pas këtyre viteve të kem kënaqësinë të jem trajnere e një klubi.

Intervistoi: Hava Kurti krasniqi