Zvicra fiton ndaj Turqisë, Shaqiri lojtari i ndeshjes

0
311

Zvicra ka arritur që ta mposht Turqinë me rezultat 3-1 fal golit të Seferoviq dhe dy golave të Shaqirit ndërsa për Turqinë shënoi Kahveci.

Me dy golat e shënuara sot, Shaqiri është shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Zvicra ka rritur gjasat që të kualifikohet tutje pasi që ka katër pikë në grupin A dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Turqia me këtë humbje përshëndetet me EURO 2020.

Në anën tjetër, kualifikimin direkt për në fazën tjetër e ka arritur Italia që ka pikë të plota nga tri ndeshje, ndërsa Uellsi ka katër pikë, por falë goladallimit arrin që ta kalojë grupin A.

Kujtojmë se katër vendet e treta më të mira kualifikohen tutje, ndërsa në këtë tabelë Zvicra është e para me katër pikë dhe me tri ndeshje të zhvilluara por që duhet t’i pres edhe ndeshjet e tjera të kombëtareve që janë në këtë grup si Portugalia që ka tri pikë, Austria tri pikë, Finlanda tri pikë, Spanja dy pikë dhe Kroacia një pikë.