TAKOHEN AKTIVISTËT E LVV, QENGJI NË HELL IDEALI NË ZEMËR

0
413
Nga: Hava Kurti Krasniqi

Sot në një lokal malor në Kanton Cyrih u takuan Anëtarët e LVV pika Winterthur që njihet si një̈  ndër pikat më aktive. Ishte krenari të shihje gjithë̈ ata aktivist fisnik që e kishin të qartë se atdheu ka nevojë për një angazhim të denjë.

Në muret e ndërtesës ishte vendosur fotografia e Liderit të LVV, pllakate me shënimin Vetëvendosje, si dhe njëzëri u vendos që dy flamuj të vendoseshin në muret e lokalit, flamuri kuq e zi me shqiponjë dhe flamuri i Zvicrës.

Në fillim u aktivistët u ngritën në këmbë̈ dhe e kënduan himnin shqiptar me duar në zemër.

Mbledhjen e drejtoi Kryetari i Pikës zotëri Sami Biqkaj, një i ri me një kontribut me plot dinjitet dhe të detajuar.

Ai së pari foli për historikun e kësaj Pike, i falënderoi aktivistët dhe donatorët për përkushtimin e tyre.

Nënkryetari Nezir Avdija gjithashtu në fjalën e tij para të pranishmëve u shpreh se në LVV punon pa lodhje sepse Lëvizja është familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.

Fjalën e morën edhe shumë nga aktivistët e Pikës, me pyetje, ide dhe propozime.

Pas mbledhjes u shtrua një drekë madhështore me mish qengji që po piqej në hell i sjellë nga një afarist simpatizant Qamil Shala.

Vajza e Halim Shkodrës delegatit të kësaj Pike, kishte gatuar për këtë rast një tortë me simbolin e shqiponjës.

Kjo tortë u pre nga Agimi, aktivisti i cili sot po festonte ditëlindjen.

Se një njeri mundë të ndryshojë botën, këtë e dëshmon personaliteti i Albin Kurtit i cili u bë idol i të rinjve të diasporës.