NË ËNGJËLL KËTHEJE

0
421

Nuk e dua terrin
ka diçka prej bishe
Ai ha krahët e bardhë të dritës
ha njerëz, pejsazhe të plota
tërë boten han

Si, ti nuk e shef?!
Nuk ke sy të mjaftueshëm
se ato imagjinaret 
veç të përzgjedhurit i kapin
Ato amplitudat krejt t‘bilurta
ujore, të tejdukshme
jo gjithë sytë i reflektojnë
e mjaftimi s’duhet të të mjaftojë

E po të mungojë drita
kërkoj ku ke lënë sytë
njihe errësirën, që ti duash sytë 
Në brendi të vetmisë
dëgjoje heshtjen n ‘heshtje
asgjë dhe të gjitha janë të përkryera
lumturi është rruga, jo caku
dhe çdoherë një shkëndi brenda teje
engjëll ose djall di të ringjallë

E çfarëdo qoftë
çfarëdo qoftë
në engjëll ktheje!

Shqipe Bytyqi