JETO TANI, JETO

0
172
Ajo ishte një plakë tejet simpatike. 
E pastërt dhe elegante. 
Sa herë që kaloja andej, gjatë një kursi të punës, ajo ishte aty, jashtë, e ulur në një karrike,pranë rrugës,
në oborrin e shtëpisë së pleqve.
E shihja se ajo ishte larg me mendime,shumë larg, por më vinte keq të mos e përshëndesja. 
Por më vinte keq edhe kur e përshëndetja, sepse e largoja nga ajo bota e saj e largët dhe më duket sikur e lëndoja, sikur e vrisja.
Një ditë u ula pranë saj, e pyeta : bën të pushoj pak këtu sepse më iku autobusi? 
Po po, më tha ajo, ulu, duke u shtyer, për të më lënë më shumë vend, në stolin e gjatë të drurit. 
U ula dhe ia thash këto fjalë që u tregova më lart, se me vinte keq kur e pershendetja por edhe kur se pershendetja ...
Ajo qeshi, ma mori dorën time në duart e saja, dhe më tha: 
"qenke e re jeto,...
Para 33 vitesh kam qenë rëndë e semurë, më tha, e më së shumti vuaja se: nuk ka kush tu pregadiste ushqimin fëmijëve në rast se do të vdisja. 
Jam lutur ditë e natë që të jetoja derisa të rriteshin e të bëheshin të zotët e punës e të vehtes.
Ata u bënë, por ata tani u bënë edhe më të "zotët" se sa e kisha menduar. Ata nuk po kanë kohë për të më vizituar. Ata më harruan 😞 "
Unë për ta ngushëlluar i thash " ka edhe më keq moj Zonjë, ka njerëz që i kan humbur fëmijët në luftë, ...tani jeta është e tillë që vështirë të mbetet koha e lirë ...
"Po,po , tha ..po jeta qenka e tillë...dhe tretej nga mendimi në mendim.."
Unë u ngrita e mërzitur për te, i thash ditën e mirë ...e ajo më përqafoi sërish e më tha : "faleminderit shumë e mos harro: JETO, TANI JETO .."
Hava Kurti Krasniqi




100Du, Ida Jashari, Largime Zuberi und 97 weitere Personen
27 Kommentare

Gefällt mir



Kommentieren


Teilen