KUKULLA KOSOVARE

0
170
Hava Kurti Krasniqi

Tani edhe Kosova e ka kukullën e vet.

Kjo kukull e bukur dhe e përshtatshme për fëmijë u dizajnua nga zonja Dafine Brühwiler Gega.

Dafina është një nënë e re me origjinë nga fshati Studençan i Suharekës.

Ajo në moshën shtatë vjeçare ka mërguar në Zvicër.

Për fëmijërinë e saj në Kosovë, Dafina shprehet:

«Kemi qenë të varfër, jetë në robëri, në kushte të rënda politike por kishim shumë dashuri për njëri tjetrin.

Babai im ishte i përndjekur politik sepse kërkonte lirinë e Kosovës.

Mbaj mend se babi nuk

erdhi disa javë në shtëpi.

Askush se dinte se ku është.

Të gjithë mërziteshim për babin, thotë Dafina me zërin që i dridhet, derisa sytë i mbushen me lot.

Më vonë e kuptuam se babi ishte në Zvicër.

Në mungesë të babit për ne u kujdes familja e babait, prandaj që nga mosha e fëmijërisë e kam kuptuar sa e mirë është mbështetja dhe ndihma në kushte të tilla.

Në pyetjen time se a ke lozur me kukulla dhe cila ishte kukulla saj e parë, Dafina përgjigjet me shumë dashuri : kukulla ime e parë ka qenë një kukull me shtof të bardhë e të zi.

Ma pat qepur halla ime.

E kam dashur shumë.

E pata lënë në shtëpi, kur u nisëm për në Zvicër.

Sepse largimi ynë ishte me lot, ishte koha para lufte, nuk e dinim se a do të takoheshim sërish me familjarët.

Kur arritëm në Zvicër, ne nuk kishim banesë, as rroba, e as ushqim, por për të gjitha na ndihmoi shteti zviceran, tani unë edhe njëherë e kuptova se sa e mirë është ndihma»

Pastaj edhe pse jeta jonë në Zvicër filloi të ketë progres , prapëseprapë ne nuk blinim lodra apo gjëra të bukura.

Ne i ndihmonin njerëzit tanë në Kosovë, sepse ata jetonin në kushte robërie.

Në Kosovë u kthyem pas lufte «kukullën ma kishin djegur armiqt, ata nuk kanë kursyer as lodra ,as kafshë e as fëmijë.

Ne vazhduam të ndihmojmë vendin tonë.

Gjithmonë kemi llogaritur : ti reduktojmë blerjet e gjërave të dëshiruara, e ta ndihmojmë atdheun.

Edhe krijimi i kukullës sime, që ia dedikoj Kosovës, i ka rrënjët në bamirësi.

Dizajnin e kukullës e kam bërë unë.

Pastaj kam bërë një kurs të vogël për qepje.

Pasi kam mësuar nga kursi, i kam punësuar disa gra nga Kosova dhe atyre ua kam mësuar përmes versionit online, qepjen e kukullës.

Tani sistemi i punës shkon kështu: unë ua dërgoj shtofin atyre, ato pasi ti qepin kukullat, unë ua dërgojë pagën, pastaj shkon transporti i merr, dhe mi sjell në Cyrih.

Kukullat janë në shitje nëpër 15 shitore në Zvicër.

Qëllimi im është të mbështesë gratë.

Është një hap i vogël por me dashuri të madhe»

Në pyetjen time se ku u krijua kukulla e parë kosovare, dhe çka e cilëson kukullën kosovare, Dafina përgjigjet : » kukulla e parë u krijua në qytetin e Prizrenit, pra e ka krijuar një prizrenase pasi ka mësuar kursin e qepjes nga unë.

Kukullën kosovare e cilësojnë këto tipare: kjo kukull nuk ka sy, as gojë, e ka fytyrën e rrumbullakët.

E kam menduar që nëse kukulla ka një gjestikë duke qeshur, e nëse fëmija është i mërzitur e kukulla qeshë, atëherë fëmiu mbetet pa mbështetje në fantazinë e tij, kështu që fëmiu mendon se sikur ndihet ai emocionalisht, ashtu ndihet edhe kukulla e vet.

Po ashtu kjo kukull nuk ka gjini të caktuar, nëse fëmija e mendon si vajzë, pra vajzë mbetet, nëse e mendon si djalë, djalë mbetet për te.

Disa kukulla kanë fustane, por edhe djemtë mund të veshin fustane»

Në pyetjen time : a kanë pampers këto kukulla, sepse çunat e vogël duke i vënë pampersin kukullës arrijnë të vetëdijesohen për rolin prindëror , Dafina përgjigjet: » unë se kam menduar këtë

sepse fëmijët e mi i kam rritur pa pampers, i kam dërgua në tualet, por ideja e vetëdijesimit prindëror më motivon për pampers»

Kukulla është dhurata më e bukur për fëmijë.

Mësueset e një çerdheje i mbyllin kukullat dy javë, dhe u thonë fëmijëve se i kanë dërguar në pushime.

Çdo ditë pyesin ata për kukullat e tyre.

Dhe një ditë kukullat vendosen në dhomë me bagazhet e tyre dhe mësueset i lajmërojnë fëmijët se kukullat u kthyen.

Gëzimi i fëmijëve është i pafund.

Urojmë që edhe kukulla e Kosovës të bëhet buzëqeshja e fëmijëve anembanë botës.

Autore: Hava Kurti Krasniqi