KUSH ËSHTË HAJDI?

0
263
Hava Kurti Krasniqi

Libri «Hajdi» që u përkthye gati në të gjitha gjuhët e botës , u shkrua nga shkrimtarja zvicerane Johanna Spyri.

Prandaj e quajmë ndryshe Zvicrën edhe Heidiland, Vendi i Hajdit.

Por po të lexohet ky libër me vëmendje (apo të shikohet filmi Hajdi) do të kuptojmë sekretin e zhvillimit të shtetit zviceran.

Të mendojmë pak se kush është Hajdi

dhe a është e vërtetë se kur u rrit Hajdi u bë Helvetia ?

Hajdi është një jetime,

e lindur në një bjeshkë zvicerane.

Kur ishte foshnjë , prindërit e saj kishin dëshirë të jetonin në qytet.

Ky ishte shkaku i grindjes së prindërve me gjyshin e Hajdit.

Në lodhje e sipër nga punët e rënda me bagëti e bujqësi, ai e ngriti zërin me gjaknxehtësi ndaj djalit dhe nuses.

Në momentin e grindjes me të atin, një vetëtimë e rëndë i vret të dy prindërit e Hajdit.

Hajdin e vogël të mbetur jetime e mori halla në shtëpinë e saj.

Gjyshi i mërzitur me fatkeqësinë e madhe, u tërbua, dhe nuk fliste me askënd.

Të gjithë e dinin për të çmendur.

Në moshën shtatë vjeçare halla e kthen Hajdin te Gjyshi.

Gjyshi nuk kishte guxim ta shikonte mbesën në sy.

Ai ndjehet fajtor për fatin e saj.

I ikë takimit me te.

E injoron.

Sillet sikur se do.

Por Hajdi e do gjyshin.

Ajo e ndjek në çdo hap.

Kujdeset për bagëtinë, i donë njerëzit në fshat.

Shoqërohet me bariun Peter, e donë shumë edhe gjyshen e tij.

Në kohën kur raportet e Hajdit me gjyshin fillojnë të përmirësohen, halla e kishte bërë një kontratë përfituese me një familje gjermane, ku Hajdi do të dërgohej për të jetuar në atë familje, duke i bërë kështu shoqëri vajzës së tyre të sëmurë, Klarës.

Klara ishte moshatare e Hajdit por nuk mundë të ecte.

Në Gjermani Hajdi u dërgua pa dëshirën e saj. Atje ishte e rrethuar me luks dhe përkujdesje të denjë.

Por sjelljet aristokrate ishin një ngufatje për malësoren e vogël.

Aty do të detyrohej që të mësonte të ushqehej si një borgjeze, të sillej si një e tillë, etj.

Klara dhe Hajdi duheshin shumë.

Por Hajdi kishte mall për Zvicrën, për bjeshkët e saj me bagëti, për Gjyshin, për Peter dhe Gjyshen e tij.

Ky mall iu bë një sëmundje.

Hajdi filloi të zgjohej në gjendje të jerm duke dalë nga shtëpia në mesnatë për të gjetur rrugën e kthimit në Atdhe.

Familje gjermane e vërejtën vuajtjen e Hajdit dhe morën mendimin e mjekut.

Mjeku këshilloi familjen që Hajdin ta kthenin në Atdheun e saj, sepse ishte malli për Atdhe që po e vriste Hajdin.

Këtu vihet në pah dashuria e atdheut.

Klara e kishte tejet të vështirë humbjen e Hajdit.

Por Hajdi u kthye në Atdhe.

U kthye si një melodi e bukur në bjeshkë.

Pas një kohe familja gjermane vizituan Hajdin me shpresën për ta marrë me vete sërish.

Ne këtë vizitë ndodhë një mrekulli,

Klara fillon të ecë.

Shërimi i Klarës e vë në pah rëndësinë e bjeshkëve për shëndetin e njeriut, ajrin e tyre.

Hajdi është e lumtur po aq sa Klara.

Ajo vendosë të mos kthehet më te Klara.

Një fund i lumtur !

/ Tani shtëpia e Hajdit është një muze që vizitohet me shumë emocione.

Shumë artikuj me emrin e saj shiten nëpër Zvicër, si rroba, dekorime, lodra, ushqime, etj.

Pra Hajdi është idol i këtij vendi, simboli i dashurisë së Atdheut/

Por çka mëson bota nga Hajdi ?

Unë mësova se dashuria për Atdheun është bekim, se nga Hajdi u bë Helvetia ( Zvicra ).

06.06.2021

Hava Kurti Krasniqi