Një episod,nga jeta ime si lugat

0
246

Ishte ora dhjetë e mëngjesit .

Rrezet e diellit kishin rënë si shpata të gjata ngjyrë ari të shpërndara nëpër dysheme.

Prezenca e tyre, jo vetëm që më verbonte, por edhe më shkaktonin një marramendje të tillë sa që më dukej se dhoma po shkonte poshtë e më poshtë.

Pllakat ishin të zeza e me pika të verdha, kjo e bënte edhe më të rëndë këtë ditë.

Deri mbrëmë i kisha mbajtur sytë vetëm kah liqeni i cili gjithmonë më ka ndihmuar por, sot jo.

Edhe në intervistën e punës më patën pyetur se a kam shumë miq zviceran, u pata thënë se më njohin të gjitha patat e liqenit.

Por sot as liqenin se shikova.

Nuk mund ti shihja as mjekët e as infermieret.

As jetën time të varur nga infuzioni nuk mundja ta shoh sepse më pengonin ngjyrat e e dhomës.

Isha në një gjendje krejt të humbur shpirtërore, kur erdhi njëra nga motrat kryesore, e mu drejtua me një buzëqeshje të ndrojtur në fytyrë : po të vëmë një port, më tha.

Hesht, i thash !

Ju kam thënë se nuk dua.

Nuk dua port, a kuptoni ju, përse e teproni.

Mirë që heshti.

Më erdhi keq se ishte infermiere.

Shumë duar infermieresh më kanë freskuar ballin pas operacionit, por me këtë dëshirën për portin, e teprojnë.

Mjaft e durova diagnozën, analizat, terapinë, e …

Nuk mundem më.

U ngrita, i lava sytë, dhëmbët, vura pak pomadë në fytyrë, i gjeta rrobat e mia, i vesha.

Kur u shikova në pasqyrë, tani isha unë.

Mu duk se u shërova.

E pyeta veten: përse nuk i lënë pacientët të vishen me rroba private në spital, pse?

Pse?

Brenda meje ishte një përgjigje që më detyroi ti mbathë këpucët, të marr çantën dhe të dal në korridor.

Si duroj dhomat e mbyllura.

Ika!

Në shkallët para hyrjes e takova mjeken!

U habit!

Ku po shkon , mu drejtua?

Në shtëpi, i thash, sepse jam mirë.

Duhet ti bëjmë analizat, nëse s’janë mirë duhet të qëndrosh.

E nëse janë mirë , mundë të dal apo, dhe ndoshta duke dalë bie nga tavani një tullë në kokën time, dhe më mbytë.

Ajo i rrudhi krahët, unë i thash, ditën e mirë.

A donë diçka me vete? më thirri kur isha te dera!

Jo, jo, faleminderit shumë , më mjafton instinkti im i mbijetesës , ia ktheva.

Më patën thënë se ndoshta jetoj edhe tri vite.

U bënë 15 vite dhe çdo vit u shkruaj me dy fjalë një kartolinë: unë jam gjallë dhe mirë.

Por ata nuk ma kthejnë, kushedi!

ndoshta kanë frikë se mos jam lugat.

Hava Kurti Krasniqi