Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin,»Shkolla Shqipe» në Bumbliz të qytetit të Bernës, organizoi aktivitet festiv

0
265

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin,»Shkolla Shqipe» në Bumbliz të qytetit të Bernës, organizoi një aktivitet festiv me pjesmarrjen e nxënësve dhe prindërve.

Falë punës së palodhur e përkushtimit profesional të mësueseve Boralda Kuçi dhe Shkëlzime Krutaj, ja dolën mbanë të mësojnë fëmijët të recitojnë, lexojnë dhe këndojnë në gjuhën amtare si dhe të organizojnë një aktivitet kaq të bukur dhe shembullor, me rastin e kësaj feste.

Pasioni i këtyre edukatoreve dhe kërshëria e nxënësve për të mësuar gjuhën dhe njohur kulturën dhe historinë kombëtare, janë shembuj frymëzimi për të gjithë ne, për të na nxitur për të dhënë maksimumin në masivizimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Një falënderim të veçantë kemi për prindërit e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm të cilët, përveç se janë edukatorët e parë të tyre, me këtë rast kishin përgatitur edhe gatime tradicionale shqiptare, për të promovuar kulinarinë tonë të larmishme.Në këtë aktivitet mori pjesë dhe përshëndeti edhe Ambasadori i RSH-së në Bernë,Ilir Gjoni.

Ambasada e Shqipërisë ne Zvicër.