Kujtim Sadriu Drejtori i Universiteti Internacional te Novi Pazarit dega ne Presheve , pjesë e rubrikës Bardh e Zi në Syri.tv

0
286

SYRI.TV: Përshëndetje Z. Kujtim Sadriu , mirë se erdhët në rubrikën Bardhë e Zi në portalin Syri.tv?

Kujtim Sadriu: Mirë se Ju gjeta! Kënaqësi e imja të bashkëbisedoj me ju!

SYRI.TV: Kujtim Sadriu , a mund të shpalosni një letër-njoftim të shkurtër tuajin për lexuesit e portalit tonë, kush është Drejtori shqiptar pran Universitetit Internacional të Novi Pazarit Dega në Preshevë ?

Kujtim Sadriu: Jam i lindur në Preshevë 1978, shkollën fillore dhe të mesme e kam mbarua në vendlindje dhe studimet në Novi Pazar. Jetoj dhe veproj në Preshevë, me profesion Profesor i Letërsisë, kam përfaqësuar Partinë Liberale Demokratike nga viti 2011 deri në vitin 2016, kam qenë kandidat i mundshëm për deputet republikan. Përpos që drejtoj degën e Universiteti Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë punoj edhe si profesor pran SHMT “Presheva” në Preshevë. Dhe njëkohësisht drejtoj edhe organizatën joqeveritare Qendra për Hulumtim dhe Monitorim QHM

SYRI.TV: Si lindi ideja që ju ta hapni një Universitet të tillë në Luginë të Preshevës?

Kujtim Sadriu: Në Preshevë është folur shumë për hapjen një fakultet mirëpo asnjëherë nuk është ndërmarrë një iniciativë e tillë. Me fillimin tim në politikë në vitin 2011 synimi im ishte që të realizoj një gjë të tillë. Falë përkushtimin tim dhe të dashamirëve të tjerë që më mbështetën në këtë rrugëtim puna eci mirë dhe u bë realitet. Për hapjen e këtij institucioni të lartë arsimorë në Preshevë i jemi mirënjohës dhe falënderues Myftiut nga Novi Pazari zotit Muamer Zukorliq.

Foto nga takimet e para 10 mars 2014 konsultime për nismën e themelimit te Universitetit Internacional të Novi pazarit

SYRI.TV: Në cilin viti është themeluar në Preshevë?

Kujtim Sadriu: Universitetit Internacionali Novi Pazarit dega në Preshevë është themeluar më29 Maj 2014, fillimisht e hapëm një zyre dhe rinia tregoi një interesim të madh dhe ndihmuan deri në realizimin e plotë.

Foto më 29.05.2014 hapja solemne e zyrës së Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë. Aty ku filloi edhe shpresa për arsimimin e lartë në Preshevë.

Dhe më 14 tetor 2014 filluam edhe me ligjërata në disa hapësira të vogla. Por, falë përkushtim dhe besimit tek qytetarët dhe bashkëpunëtorët, sot ne gëzojmë edhe objektin Universitar në Preshevë.

Vlen të theksohet se atë fillim nga spektri politikanëve nga Lugina z. Nagip Arifi kryetar i Komunës së Bujanovcit i cili edhe na ndihmoi.

Foto e bërë më 14.10.2014  kur edhe u fillua me ligjërata. U formuan 3 grupe Psikologjia me 15 studente, Juridiku 22 studentë, Gjuhë dhe Letërsi Serbe 21 studentë dhe një grup prej 17 studentëve në Juridik që u transferuan nga universitetet e rajonit.

SYRI.TV: Keni ndërtuar edhe objektin universitar?

Kujtim Sadriu: Po, ne sot gëzojmë edhe objektin universitar ku aksionarë jemi me shokun tim të fëmirisë Vullnet Rrustemi i cili jeton dhe vepron ne Zürich të Zvicrës ku edhe shfrytëzoj rastin ta përshëndes.

Pra vullneti nuk kurseu asgjë për të investuar për rininë e Preshevës dhe vendlindjen e tij. Ne për dy vite nga themelimi arritëm të fillojmë ndërtimin e objektit universitar pikërisht në ditën e themelimit kur edhe hapëm zyrën para dy viteve më 29.Maj 2017.

Fillimisht kemi përurua një fazë të objektit më 14 tetor 2019 përfshin tani 1200 m2 atë ditë kur edhe filluan katër vite më parë ligjëratat. Po shpresojmë ta përfundojmë sa më parë që është e mundur objektin në tersi, ku përfshin gjithsej 2200 m2.

Përurimi i objektin universitar më 14.10.2019

SYRI.TV: Cili është numri i Studentëve shqiptar në këtë Universitet dhe i profesorëve?

Kujtim Sadriu : Në Universitetin Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë gjithsej numri i të regjistruarve ka qenë rreth 670 studentë. Mirëpo fatkeqësisht numri viteve të fundit ka ra për arsye se rina Preshevare po ikin drejt Gjermanisë.

SYRI.TV: Cilat janë projektet e reja për këtë Universitet?

Kujtim Sadriu: Edhe pse po kemi probleme financiare po përpiqemi ta finalizojmë projektin sa më parë, pasi që kemi të interesuar nga Turqia për të ardhur e studiuar në Preshevë. Kjo nuk do të bëhet mirë vetëm për ne si institucion por, do të ketë rëndësi për gjithë qytetin tonë. E dyta nga viti 2022  ne studentët e dalluar do ti dërgojmë dhe financojmë për studime post diplomike në ndonjërin nga universitetet në bashkimin Evropian.

SYRI.TV: Cilat janë sfidat dhe problemet e juaja kryesore në punën tuaj si Drejtor pran Universiteti Internacional të Novi Pazarit Dega në Preshevë?

Kujtim Sadriu: Rinia jo vetëm nga Presheva por mund të them edhe Ballkanike po shpërngulen drejtë shteteve të BE-së e gjegjësisht drejt Gjermanisë. Nuk kanë interesim edhe aq shumë për të vazhduar studimet.

SYRI.TV: A jeni të kënaqur me mësimdhënësit, nxënësit dhe drejtorin e Universitetit Internacional te Novi Pazarit dega në Preshevë ?

Kujtim Sadriu:  Stafin akademik e kemi të përkryer dhe përbëhet nga gjitha nacionalitetet që jetojnë në këtë rajon. Shumë prej tyre janë nga universitetet shtetërore nga vendi dhe rajoni. Një prej tyre kemi ish ministrin e mbrojtjes Prof. dr. Nazmi Maliqin, në fakultetin Filologjik kemi nga universiteti i Beogradit Branislav Ivanovi, kemi profesor nga USHT, UEJL pra gjithë profesorë që studentët duhen ti kërkojnë në shumë universitete ne ju kemi mundësuar ti takojnë në godinën tone dhe në vendin e tyre.

SYRI.TV: Çfarë kushte ju ofron Universitet i Novi Pazarit studentëve ?

KujtimSadriu:Studentët gjatë studimeve aftësohen për punë të pavarura praktike. Gjatë aktivitetit mësimor studentët përvetësojnë përveç njohurive teorike edhe njohuri praktike. Profesorët referues dhe bashkëpunëtorët me punën e tyre kualitative shkencore çdo herë janë në dispozicion dhe udhëheqin me sukses studentët gjatë proceseve për të arritur dituri.

Mësimetpërmbajtsoreplotësohenjashtaaktivitetevemësimore.NëpërjmetQendrësecilaështënëkuadërtëUniversitetitkustudentëtbashkojnëmësimetkreativepotencialedhedefinojnëprofilinetyresitëdiplomuartësuksesshëm.

SYRI.TV: z. Kujtim Sadriu a mundeni të na tregoni , cilët janë drejtimit të cilët i afron ky Universitet publiko-privat ?

Kujtim Sadriu: NëUniversitetinInternacionaltëNoviPazaritdeganëPreshevëkemi6-tëfakultetemegjithsej13-tëdrejtimeFAKULTETIJURIDIK:JuridikiPërgjithshëm,EDrejtaePunëvetëBrendshme(Kriminalistika)FAKULTETIEKONOMIK:EkonomiaePunës,InformatikaePunësFAKULTETIPEDAGOGJI-PSIKOLOGJI:Psikologji,EdukimpërFëmijëtParashkollor(Edukatore)FAKULTETIFILOLOGJIK:GjuhëdheLetërsiSerbe,GjuhëdheLetërsiAngleze, GjuhëdheLetërsiGjermaneSHKENCATKOMPJUTERIKEInformatikaFAKULTETIIARTEVEPikturë, Dizajn Grafik, Dizajni Modës

SYRI.TV: Si drejtor i Universitetit që jeni ju cila është gjenerata e diplomuar për këtë vit ?

Kujtim Sadriu: Këtë vit  e përcjellim gjeneratën e tretë. Në vitin 2018 ka dalë edhe gjeneratën e parë. Ku shumë prej tyre edhe janë sistemuar në vende pune si për shembull në administratën komunale, në gjykatë në shkollat etj. Pra, këto që themi janë dëshmi të një suksesi që kemi arritur ti punësojmë rinin tone.

Pasi që ata që ken mbaruar studimet në Kosovë nuk kanë mundur të punësohen pasi që në Serbi nuk i njihet diploma. Ndaj, ne kemi bërë më të mirën për vendin dhe rinin tonë. Ndarja e diplomave në mënyrë solemne për të diplomuarit në Preshevë.

SYRI.TV: Cili është suksesi i këtij Universitetit Internacional te Novi Pazarit dega ne Presheve?

Kujtim Sadriu: Ne jemi dëshmitar të kohës që rinia Preshevare që ka mbaruar studimet në Kosovë, Shqipëri edhe të disa fakulteteve nga Maqedonia nuk njihet diploma në Serbi. Gjë që krijon vështirësi që rinia të punësohet në institucione publike. Me hapjen e Universitetit në Preshevë ne kemi thyer këtë barrierë, të gjithë ata që u kthyen nga shtetet e rajonit dhe diplomuan në Preshevë shumica prej tyre sot gëzojnë vendin e punës. Pos vendit të punës të diplomuarit tanë japin kontribut gjithë shoqërisë e në theks të veçant rinis tonë në shkollat tona të cilat janë të punësuar si profesorë.

SYRI.TV: Ku njihen Diplomat e këtij Universitetit Internacional te Novi Pazarit?

Kujtim Sadriu: Diplomat e Universitetit Internacional të Novi Pazarit janë kontestuese vetë me Republikën e Kosovës. Ndërsa me shtetet e rajoni dhe BE-së nuk ka asnjë pengesë. Shumë kandidat sot që kanë mbaruar studimet pranë Universitetit Internacional të Novi Pazarit ka regjistrua studimet pos diplomike  në  Universitetin e Vjenës, në Universitetin eLincit JKU-Johannes Kepler, Universitetin e Minenit Ludwig-Maximilians, Zürich dhe shumë vende të tjera pa asnjë problem ku disa nga ta edhe sot punojnë si psikologë dhe edukatore në shtetin e Gjermanisë.

SYRI.TV: Me cila Universitet bashkëpunon Universitetit Internacional i Novi Pazarit dega ne Presheve?

Kujtim Sadriu: Universiteti Internacional i Novi Pazarit bashkëpunim zyrtarë kemi gjithsej me 59 universitete nga vendi, rajoni e bota. Bashkëpunim të mirëfilltë kemi me Universitetin Shtetërorë të Tetovës ku edhe janë realizuar konferenca përbashkëta shkencore. Ja edhe disa të tjerë: MEHMET AKIF ERSOY UNIVERSITY,Turqi, UNIVERZITET “AUREL VLAICU”, Arad, Rumani, ALMUSTAFA OPEN UNIVERSITY, Kom, Iran, UNIVERSITY AMERICAN COLLEGE, Shkup, Maqedoni e Veriut, UNIVERSITE CATOLIQUE, Lyon, Francë e shumë të tjerë.

SYRI.TV: Nga kush financohet ky Universitet, sa përkrahet nga Komuna e Preshevës? Kujtim Sadriu: Universiteti financohet nga student, që nënkupton me vetë financim. Nga ish kryetari i Preshevës zoti Shqiprim Arifi jemi mbështetur në aspektin infrastrukturorë që ne i jemi shumë mirënjohës.

SYRI.TV: Si kur të mos ishe Drejtori i Universitetit Internacional te Novi Pazarit dega ne Presheve, si do ta takonim ne sot Kujtim Sadriun ?

Kujtim Sadriu: Do të kishit mundur të më takoni edhe si organizatë joqeveritare qe jemi duke luftuar diskriminimin që po bëhet për shqiptarët në tri komunave Preshevë, Bujanoc e në theks të veçan për Medvegjën me adresat pasive. Kësaj lufte është duke i pri zoti Muharrem Salihu nga Medvegja dhe ne jemi radhitur përkrah tij për të parandaluar këtë dukuri që ka për synim shpopullimin e shqiptarëve nga këto treva.

Takim me Sonja Biserko, Presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë për adresat pasive.

SYRI.TV: A është prekur nga Convid-19 Universitetit Internacional i Novi Pazarit dega ne Presheve ?

Kujtim Sadriu: Një ndër të prekurit kam qen unë, por fatmirësish e kam kaluar lehtë dhe kam respektuar izolimin. Studentë dhe profesor fatmirësisht nuk kemi pasur pasi që kemi respektuar masat anti Covid.

SYRI.TV: Cili është pasioni juaj?

Kujtim Sadriu: Pasioni im është Bjeshkatari, kur edhe jam anëtarë i Klubit të Bjeshkatarëve “Ostrovica”. Apo si thonë disa duke nënvlerësuar gjuhën shqipe “Hiking”

SYRI.TV: Si është jeta e një Profesorit apo i një Drejtorit në Luginë te Preshevës?

Kujtim Sadriu: Nuk është fare e lehtë, duke i kryer këto punë, shpesh herë nuk mundemi të kalojmë kohë me familjen time. Por duhet shumë, shumë përkushtim për të lëvizur pak punët për të mirën e vendit.

SYRI.TV: Me kë jeton Drejtori shqiptar i Universitetit Internacional te Novi Pazarit dega ne Presheve Kujtim Sadriu?

Kujtim Sadriu: Me babën Bajramin, bashkëshorten time Bardhën, dhe tre fëmijët e mi, Engjëllin, Erlisën dhe djalin e vogël me emrin e madh Pellazgun.

SYRI.TV: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit www.Syri.tv në Mërgatë , si Drejtor ?

Kujtim Sadriu:  Të hulumtojnë për suksesin sepse suksesi s’ka hulumtuar kurrë për asnjë njeri!

SYRI.TV: Ju falënderojmë që ishe pjesë e rubrikës » Bardh e Zi » në portalin Syri.tv?

Kujtim Sadriu: Falënderim edhe nga ana juaj që dhatë mundësinë të bashkëbisedojmë me ju. Do të ishte kënaqësi e jona që ju si medium të na bëni edhe një vizitë në godinën e Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë.

Intervistoi – Arben Mehmeti