Reagim i ashpër i mediave Serbe pasi ish-avokati i gjeneralit kroat Ante Gotovina, Gregory W. Kehoe ka pranuar ta mbrojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

0
902

Mediat serbe kanë reaguar me nervozë pasi ish-avokati i gjeneralit kroat Ante Gotovina, Gregory W. Kehoe ka pranuar të jetë avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së sotme është raportuar definitivisht se tani e tutje, Thaçi do të përfaqësohet nga Kehoe përpara gjyqtarëve të Speciales.

Ndërsa, kjo në mediat serbe është pritur shumë keq. Ata kanë thënë se Gjykata Speciale “ia ka plotësuar dëshirën”, Thaçit.

‘B92’-shi serb ka publikuar artikullin lidhur me këtë çështje dukë e titulluar “dëshira u përmbush”.

Edhe ‘Alo.rs’ gjithashtu ka raportuar ngjashëm me B92, duke thënë se Gjykata Speciale ia ka plotësuar dëshirën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke harruar se Thaçi ka të drejtën e garantuar për të zgjedhur mbrojtjen.

Shumica e mediave serbe kanë raportuar në mënyrë të ngjashme duke e quajtur “dëshirë të plotësuar”, për Thaçin faktin se Gjykata Speciale ka vepruar sipas legjislacionit të saj. /gazetametro