NUK I DIHET, JO NUK I DIHET!

0
368

Një bujk jetonte me djalin e tij në një bjeshkë.

Ata kishin vetëm një kali të bardhë.

Mjaftonte për të punuar tokën.

Një ditë humbi kali pa gjurmë.

Erdhën fshatarët dhe e ngushëlluan: ah sa fatkeqësi, ah sa fatkeqësi !

⁃ Nuk i dihet ,tha plaku, nuk i dihet !

Pas një jave u kthye kali me dy kuaj të tjerë të mrekullueshëm.

Vrapuan fshatarët duke thënë: ah çfarë fati,

çfarë fati !

⁃ Nuk i dihet, tha plaku, nuk i dihet !

⁃ Një muaj më vonë njëri nga kuajt e ardhur ia theu këmbën djalit, gjatë kalërimit

Vrapuan fshatarët duke thënë: ah sa fatkeqësi, ah sa fatkeqësi !

Nuk i dihet, tha plaku, nuk i dihet !

Dy muaj më vonë krisi një luftë e madhe,

të gjithë djemtë i morën në luftë, djalin e plakut jo, ai kishte këmbën e thyer.

(E përkthyer nga gjermanishtja, autorin: nuk e di kush është)

Hava Kurti Krasniqi