PAQË

0
180
A t’kujtohet
dhimbja, pasi t’ketë ik
Krejt çfar mbetet është hija
dhe vrraga qe mbas vetes lë
në shpirt, në trup
aso që shifet me sy
aso që preket me gishta
edhe n‘errësirë
 
A t’kujtohet
si therr kujtimi saj
si godet
A e di, ofshama kurrë
dhembjen se ka mujt
veç ka rrëshqit si e çartur mbi te
veç ka ngulë thonjët n’trupin e saj
dhe ka ra, ka ra ngadalë
 
A e di
vrragët duhet lëmuar
duhet folë me to
qetë, qetë
se paqja jetime,
mbi dhimbjen
dhe mbi vrraget
flen
 
A e di
që me dhimbjen
n’paqë, duhet jetuar
 
Shqipe Bytyqi, 2021