Zjarrfikësi shqiptar nga Zvicra, Arsim Tairi, pjese e rubrikës ’Bardh e Zi’. në portalin e Syri.tv

0
512

Syri.TV: Përshëndetje i nderuar Arsim. Mirë na erdhët në rubrikën’BardheZi’.

Arsim Tairi – Ju falënderoj juve për ftesën dhe interesin që keni treguar për të më kontaktuar dhe intervistuar në  rubrikën tuaj. Është kënaqësi e madhe për mua.

SYRI.TV: Kush është Arsim Tahiri nga Zvicra me profesion zjarrfikës?

Arsim Tairi – Quhem Arsim Tairi, 40 vjeç. Jam nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i lindur në vitin 1980. Kam përfunduar arsimin fillor në Gostivar deri në klasën e pestë dhe më pas me familjen kemi migruar në Zvicër. Kam përfunduar shkollën fillore dhe atë të mesme në Zvicër dhe më pas kam përfunduar studimet për inxhinieri mekanike. Pas përfundimit të universitetit, kam nisur të punoj në kompanitë ndryshme. Aktualisht prej më se dy vitesh jam duke punuar me një kompani, në pozicionin e shefit të Repartit dhe në të njëjtën kohë po studioj menaxhimin e lartë të procesit të biznesit. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të moshës 18 dhe 16 vjeçare.

SYRI.TV: Si lindi ideja apo si filloi rrugëtimi juaj që një ditë ju të jeni zjarrfikës i suksesshëm në Zvicër?

Arsim Tairi – Unë jam angazhuar gjithmonë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe rruga më e mirë për të përmbushur këtë mision e pashë tek puna e zjarrfikësit.

SYRI.TV: Cili është̈ sukses i juaj si zjarrfikës?

Arsim Tairi – Unë prej 15 vitesh jam pjesë e strukturave zjarrfikëse në pozicioni e oficerit të lartë. Kam ndjekur edhe shkollën përkatëse për të qenë Komandant.

SYRI.TV: A mundeni të na tregoni pak sa minuta i duhet një̈ zjarrfikësi për t’u përgatitur për në teren?

Arsim Tairi – Kjo varet shumë se sa i madh është qyteti ose fshati, në kuptimin e shtrirjes në sipërfaqe dhe numrin e banorëve. Konkretisht, struktura zjarrfikëse ku unë punoj dhe drejtoj, njëkohësisht mbulon një rajon me popullsi prej 3500

banorësh, dhe nga marrja e njoftimit për një ngjarje problematike ku kërkohet ndërhyrja jonë, shkojmë atje për 5-10minuta në vendngjarje.

SYRI.TV: Gjatë karrierës tuaj keni hasur ndonjë̈ rrezik të madh për të shpëtuar një jetë apo për të parandaluar një̈ zjarr?

Arsim Tairi – Sigurisht, duke marrë në konsideratë madhësinë e rajonit që mbulojmë dhe numrin e popullsisë, nuk kanë munguar rastet që jemi ballafaquar me zjarret edhe të mëdha dhe të rrezikshme. Por ballafaqimi më i madh në karrierën time, ka qenë tërmeti i fundit në Shqipëri. Ka qenë një tragjedi shumë e madhe që ende i kam në mendje ato skena të rënda dhe të tmerrshme të cilat s’mund t’i harroj.

SYRI.TV: Si zjarrfikës ju që jeni, mundeni të na tregoni sa kohe ju duhet për të parandaluar një̈ zjarr?

Arsim Tairi  –  Për t’ju përgjigjur sa më saktë pyetjes, do t’ju them se ka dy elementë të rëndësishëm që bëhet vlerësimi. Konkretisht, varet në cilën shkallë është zjarri, si dhe a është një shtëpi normale, biznes apo sipërmarrje që mënyrë që zjarri të shuhet shpejt.

SYRI.TV: Ju jeni zjarrfikës i vetëm shqiptar në Zvicër dhe keni një bashkëpunim të mirë me zviceranët.   Cila është ajo ndenjë për të shërbyer në një̈ vend të huaj?

Arsim Tairi – Unë së pari e dua Zvicrën dhe veçanërisht komunën e Münsterlinget. Dua t’i falënderoj që më dhanë mundësinë që u shkollova dhe patën besim duke investuar tek unë, që unë sot të jem një oficer i lartë zjarrfikës. E dyta unë nuk e shoh këtë vend si tëhuaj. Unë më shumëse gjysmën e jetës time e kam kaluar në Zvicër, pasi këtu jam rritur, jam shkolluar dhe kam krijuar familjen time

SYRI.TV: Cilët janë pasojat më të rrezikshme që sjellin zjarret në për terren?

Arsim Tairi – Varet nga disa faktorë, si pakujdesi i njerëzve, apo aksidentet teknike në bizneset që kanë në përdorim materiale djegëse, apo edhe shkaqet natyrore në disa raste me temperaturat e larta të cilat krijojnë kushte për rënien e zjarreve.

SYRI.TV: Çfarë ndjen një zjarrfikës në momentin kur dëgjon alarmin e rënies së një zjarri ose sirenën e zjarrfikëseve?

Arsim Tairi – Është më se normale që të kesh adrenalinën e duhur kur merr njoftimin për mision për të shkuar në vendngjarje dhe patjetër qe të jemi shpejt tek vendi

ka rënë zjarri për të ndihmuar, për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe për të minimizuar dëmet materiale.

SYRI.TV: Cila është̈ e keqja apo e mira e këtij profesionit?

Arsim Tairi – E keqja do të thosha është fakti që ky profesion mbart edhe rrezikun që mund të ndodhë diçka e keqe dhe mund të mos kthehesh më kurrë në shtëpi. Dhe ky rrezik është gjithnjë, që në momentin kur merret njoftimi për t’u përgatitur për të shkuar në një vendngjarje. Rreziku është real dhe i prekshëm. Ndërsa e mira është kur u shkon njerëzve në ndihmë të cilët mezi presin dhe sytë e mendjen e kanë tek ty, duke të parësi shpëtimtar, dhe pasi mbaron punën, lexon gëzimin në sytë dhe zemrat e tyre. Kjo të bën krenar kur kthehesh pranë familjes. Po ashtu kur në ambiente publike si qendra tregtare, palestra apo restorante, shkolla apo kinema të vijnë dhe të përshëndesin njerëz të cilët të njohin dhe të kujtojnë se u ke ardhur në ndihmë në fatkeqësinë që kishin dhe sidomos në disa raste kur në këto mjedise të thërrasin me zë të lartë dhe të prezantojnë para njerëzve që ndodhen rastësisht aty.

SYRI.TV: Zjarrfikësi, është profesion i lehtë apo i vështirë?

Arsim Tairi – Unë mendoj se secili profesion i ka të mirat dhe të këqijat e veta, por edhe profesioni i zjarrfikësit sigurisht që nuk është i lehtë. Kjo dhe për faktin se duhet të jesh 24 orë në gadishmëri kur të bie alarmi do duhet të vraposh përjashta.

SYRI.TV: Çfarë kushte duhet të ketë̈ një̈ person për t’u bërë̈ zjarrfikës?

Arsim Tairi – Mendoj se më kryesorja është të jetë i përgatitur mirë për ta bërë këtë punë dhe që mund të përballet me rrezikun që paraqet ky profesion. E dyta që për mendimin tim si profesion gati 15 vjetësh, janë dy elementë kryesorë të cilët kanë të bëjnë me profesionin, “të mos   ketë frikë nga zjarri dhe lartësia”.

SYRI.TV: Me që jemi në kohë pandemie, ju si zjarrfikës sa keni hasur probleme me pandeminë?

Arsim Tairi – Sigurisht që pandemia e Covid-19, ka prekur dhe ka ndikuar edhe tek ne zjarrfikësit duke shkaktuar shumë probleme. Konkretisht, ndikimi më i madh negativ që ka shkaktuar është fakti se ushtrimet stërvitore nuk kemi mundur t’i realizojmë dhe kjo nënkupton se nuk ruajmë formën fizike dhe aftësitë profesionale, por gjithashtu është dhe një problem shumë i vështirë fakti për t’i mësuar të rinjtë që i bashkohen dhe që fillojnë punë tek strukturat zjarrfikëse.

SYRI.TV: Keni menduar ndonjëherë të largoheni nga Zvicra për t’i shërbyer atdheut tuaj si zjarrfikës?

Arsim Tairi – Që të jem i sinqertë dhe i drejtë me ju, më vjen keq dhe ndjej keqardhje kur i shoh zjarrfikësit tanë në trevat shqiptare në përgjithësi që nuk kanë as një pajisje dhe materiale të nevojshme ose i kanë shumë të pakta dhe të dobëta. Unë vendosa që disa materiale të zjarrfikësve t’i çoj në vendet tona dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

SYRI.TV: Keni qarë ndonjëherë si zjarrfikës?

Arsim Tairi – Të jem shumë i sinqertë dhe i drejtë me Ju, “asnjëherë”.

Jo, nuk kam qarë, pasi unë mundohem të bëj punën time profesionale por nuk do të thotë që nuk kam pasur emocione të forta.

SYRI.TV: Si është̈ jeta e një̈ zjarrfikësi shqiptar në Zvicër?

Arsim Tairi – Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia me këtë profesion të shërbej si zjarrfikës dhe të jetoj në një vend kaq të mirë.

SYRI.TV: Si ndihesh kohët e fundit me profesionin e zjarrfikësit?

Arsim Tairi –  Kohët e fundit kemi pas pak aktivitete siç edhe e përmenda janë minimizuar dhe ushtrimet për shkak të pandemisë.

SYRI.TV: Zjarrfikës dhe shef i një firme, sa është e vështirë?

Arsim Tairi – Kjo është një pyetje e cila do një përgjigje shumë të vështirë. Shpresoj deri në fund të vitit të kem mbyllur edhe studimet dhe të lirohem sadopak me qëllim që të kem më shumë kohë për t’ju përkushtuar familjes time që i kam munguar shumë dhe po ashtu që u kam krijuar jo pak ngarkesa dhe ndonjëherë pse jo dhe strese, kur shkoja në vendngjarje apo kur ngrihesha natën kur ishte e nevojshme për të shkuar në vend ngjarje. Ankthet dhe shqetësimet deri sa i njoftoja që mbaruam pa probleme dhe kthimi në shtëpi ishte i madh. Të gjithë i gjeja duke më pritur. Po ashtu puna dhe studimet më kanë kushtëzuar shumë në angazhimet familjare dhe lëvizjet me ta. Për këto arsye i jam shumë mirënjohës familjes time, bashkëshortes dhe fëmijëve që përpiqen gjithnjë të më vijnë në ndihmë, por sidomos bashkëshortes që më ka ndihmuar me fëmijët në shtëpi.

SYRI.TV: Më kë jeton Arsim Tairi këtu në Zvicër?

Arsim Tairi – Unë jetoj me gruan time Mirjetën, dhe dy fëmijët e mi Melisa dhe Ariani. Por këtu kam vëllezërit dhe prindërit e mi. Nuk jetojmë shumë larg njëri–tjetrit.  

SYRI.TV: Cila është̈ shpejtësia e një zjarrfikësi në teren?

Arsim Tairi – Ne mundohemi që më me ushtrimet stërvitore të cilat i bëjmë gjithnjë, të kemi mundësi që secilin hap dhe proces ta përmirësojmë që të bëhet rutinë dhe automatikisht edhe shpejtësia të rritet.

SYRI.TV: Si zjarrfikës, cili është̈ mesazhi juaj për lexuesit tanë?

Ju falënderoj që më jepni mundësinë tuaj. Mesazhi im është për rininë që të integrohet dhe të informohet më tepër për zjarrfikësit, si dhe të kenë mundësinë të hyjnë në strukturat zjarrfikëse. Të bëhemi sa më shumë zjarrfikës për të ndihmuar njerëzit.

SYRI.TV: Ju falënderoj shumë që gjet kohë që të jeni pjesë e portalit Syri.tv nga mërgimi. Falënderim për ju dhe ishte kënaqësi e imja që ju pata mysafir në rubrikën Bardh e Zi.

Arsim Tairi – Ju falënderoj dhe unë juve që më dhatë mundësinë të flas nëpërmjet kësaj interviste. Falënderim edhe për ftesën dhe interesin dhe ju uroj suksese në të ardhme, në misionin tuaj fisnik për të informuar bashkë këmbësit tonë që jetojnë e punojnë në Zvicër dhe po ashtu për të kontribuar në ruajtjen e vlerave dhe gjuhën shqipe, sidomos për brezat e rinj që janë të lindur këtu.

Intervistoi – Arben Mehmeti