Ju nuk çuditeni që shqiptarët e Kosovës kanë pasaporta serbe, e kishe po çuditeni me Albin Kurtin!

0
214

Postimi i plotë:

“Kryeministri ynë idealist. Veç një cinik dhe një injorant i sheh shqiptarët e ndarë.

Është normale që shqiptari i Kosovës të jetë shtetas i Shqipërisë dhe anasjelltas. Pse ju duket e çuditshme të jesh shqiptar dhe ta konsiderosh Shqipërinë si tënden! Ju nuk çuditeni që shqiptarët e Kosovës janë shtetasē të Serbisë (kanë pasaporta serbe), e kishe po çuditeni me Albin Kurtin!

Nuk është veç Albin Kurti, janë dhjetëra politikanë shqiptarë që po votojnë sot në Shqipëri, përveç krye-kastravecit të PDK-së që e ka të kthyer antenën kah Serbia dhe e mori në qafë partinë! Komplimente të gjithë atyre shqiptarëve të Kosovës që votojnë sot në Shqipëri.

P.S. Me rëndësi është simbolika! Dhe të guxosh të jesh ‘ndryshe’, siç guxon Albin Kurti! Ky është mesazhi i një dashurie të ‘pamundur’ por që kurrë nuk vdes! Simbolika e popullit që i bashkon festa, zgjedhjet dhe deti por që i ndan padija dhe kufiri prej letre!”– shkruan ajo.”

Kimete Berisha