Atdheu – Poezi nga Hava Kurti Krasniqi

0
297

Atdheu është një ndjenjë e ngrohtë
një vend që të fton për kthim

është flija me rena në vendin tim
tpini i gjyshërve si nuse në kuzhinë

oxhaku ku ndizet e shtalbit kur piqen
historitë magjike legjendat me dasmorë

një bari me fyell
gjurmët nëpër borë
bisedat e këndshme verës në oborr

Atdheu është një këngë me lot e me shpresë
gjeli kur të zgjon herët në mëngjes
është liria e zërit ku flet në dialekt
rima qesharake e mësuar në djep

një dhembje në gjoks larg kur të jesh
shpirti që në ëndrra e në zhgjëndrra të ndjek
rrënja që të mbanë kudo që të jesh

Atdheu është një mall i paskajshëm që brenë
për polin e bukur
ah për kullën e qetë,
një plis bardhë në portë kur troket
kujtimet e fëmijërisë aty bëjnë jetë
eh çaji atje ,pihet me muhabet ,
duar hapur të presin e të marrin ndryk
gotat cakërrohen me verën e shtëpisë,
e politika të dehë e të ç’dehë prej mërzisë

2014
Hava Kurti Krasniqi