NËNA – Poezi nga Blerim Voli

0
145





E ftova një ditë nënën time
Të uleshim bashkë në tavolinën e jetës
Nguroj, për hir të së vërtetës
Bir s’dua të obligoj në shpenzime.
 
Kamerier, të lutem nëse mundesh
Më sill diçka për nënën time
Në gotë, jo me pije të mbushura
Por një gotë plot falënderime.
 
Le të derdhet s’është problem
Ajo mjafton sa ta shohë me sy
E di, e di që s’do e pijë
Se përsëri, mua do ma dhurojë me dashuri.
 
Kamerier, të lutem më sill edhe një gotë sinqeritet
E dua me pak lëng dashamirësie
Për rrahjet e zemrës të shtuara në jetë
Për Nenën time që e dua me të vërtetë.
 
Më bëj një koktej me shijen e mençurisë
Hidhi… edhe pak lëng dashurie
Përzieje me ngjyra të durimit
Mos harro edhe dy pika krenarie.
 
Për mua, vetëm një gotë heshtje me butësi
Mbushe, pa t’u dridhur dora
Është mirënjohje për të si njeri
Pasi që shumë vitet unë ja mora.
 
Te lutem, pjatën e gjerë te bujarisë
Sille nga ajo që kapet në anët e sajë
E nëse njëra dore do i dridhet
Me tjetrën si dikur ajo mua, tani unë e mbajë.
 
Unë t’ia mbaj pjatë për meze
Na sill edhe diçka të freskët
Disa pjata plot buzëqeshje
Në mundime ta përshëndes edhe nesër.
 
Nënat janë si ora e dorës
Zhurmën e tyre askush s’do e dëgjoj
Ato kurrë nuk ekspozohen në mur
Ja hedhim sytë gjithmonë në nevojë.
 
Vendosi dy meloditë më të famshme në botë
Ato që janë më të bukura se vetë kënga
Melodinë kur unë me të madhe qaja
Dhe zërin kur me pushonte Nëna.