Mjekja me reflektim prej dielli Xhida Lumi

0
370
Mjekësia është shtylla më e rëndësishme e jetës.

Fatmirësisht jemi të pasur edhe në këtë shkencë, kemi edhe mjekë që reflektojnë dritë e nderë.

Një mjeke e zonja, me reflektim pozitiv, një emblemë e mjekësisë së vërtetë është edhe Doktoresha Xhida Lumi.

Zonja Lumi punon në mjekësinë familjare në Windisch në Argau, ndërsa jeton në Basel.

Është një grua e dashur, me një ngrohtësi plot dritë , me një karakter aq të shenjtë, saqë edhe vet prezenca e saj të jep një energji e shpresë të denjë, një të tillë që nuk përfundon asnjëherë.

Kam lexuar shumë për njerëz të mirë e të lumtur.

Çfarë i bën të tillë ?

Njeriut të mirë, njeriut të lumtur, i mungon xhelozia.

I mungon inati.

Por janë të gëzuar dhe me humor, gjithmonë.

Janë njerëz të zotit, njerëz që shohin larg, përtej reve.

E tillë është mjekja jonë.

E dashur, e afërt , pozitive në fjalë e në gjest.

I shndritë ajo fytyrë e qetë.

Ka diçka hyjnore brenda saj.

Buzëqeshja e doktoreshës sonë është një lule që nuk vyshket kurrë.

Xhida është vërtetë për tu studiuar, një personalitet që na bënë me u mburrë.

Ajo kujdeset me zemër për njerëz.

Njerëz të tillë i quajmë Engjëj.

Biseda me Xhidën synon të thjeshtën, njerëzoren, të mirën, humanen, shoqëroren.

Është falënderuese, dhe me një buzëqeshje që i jep dritë nurit të saj prore, tregon, se si ia ka mësuar nenës së vet alfabetin në moshën 70 vjeçare.

«Sepse nga nëna dhe babai e nga motrat e vëllezërit kam trashëguar të gjitha vlerat» shprehet doktoresha

Në një fletore të saj me kopertinë ngjyrë të kuqe është një pallomë letre me njolla të bardha, aty është e shkruar një poezi mbresëlënëse, më e ëmbël se vetë akullorja.

«Këtë poezi e kam shkruar në punë.

Kam punuar si shitëse akulloresh.

Kur erdha këtu , diploma e Atdheut nuk më pranohej, kam punuar dhe kam studiuar edhe njëherë mjekësinë»

Xhida e donë shkollën.

Asnjëherë nuk u largua nga nxënja e dijes.

Ka studiuar edhe për psikologji.

Ka shumë vite që jeton në Zvicër, por Atdheu e kujton Xhidën,zanën e lumturisë që reciton e këndon bukur.

Por as Xhida se harron Atdheun, vendin që i mësoi dashurinë.

Ajo me kolegët e saj zviceran ka planifikuar të ndihmojë mjekësinë në Kosovë, sepse doktoresha jonë për të gjithë mendon.

Xhida tregon me optimizëm

se është vaksinuar dhe beson se edhe covidi 19 do ta ketë së shpejti fundin e vet.

Misionin e saj e kryen me fjalën e mirë, e me shkëlqim në sy.

«Çdo ditë është një pasuri që zgjatë deri në amshim», kështu thotë Xhida, doktoresha që i mori mbiemrin Lumit Dri.

Faleminderit Zotit që kemi mjeke si ty, Xhida!

Hava Kurti Krasniqi

 
 
 
 "