Një mjeke dhe luftëtare e fuqishme Shqipe Duriqi Dautaj

0
149

„Mjekësia i ka rrënjët në dashuri, në humanizëm, në dëshirën për të ndihmuar , prandaj ata që nuk e kanë këtë ndjenjë në zemër, nuk e kanë as vendin në këtë mision“ shprehet doktoresha Shqipe Duriqi Dauti.

Shqipja ka filluar si studente e dalluar në Kosovë, por sërish që nga fillimi ka studiuar në universitetet e Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.  Përveç se është e diplomuar si mjeke e përgjithshme , Dr. Shqipja është edhe psikologe e gjinekologe.

Ajo punon me një staf ndërkulturor, por edhe pacientët e saj janë nga kultura të ndryshme. Angazhimi i saj kurorëzohet me suksese falë specializimit në mjekësi si dhe njohjes së disa gjuhëve të huaja.

Doktoreshës Shqipe për përkujdesje shëndetësore i janë besuar edhe dy nga institucionet e azilkërkuesve në Zvicër. Ajo reflekton me shumë ndjeshmëri dhe përgjegjësi.

Edhe reagimet e saja politike që ndiqen me interesim nga shumë njerëz, tregojnë se doktoresha është e përkushtuar me zemër për mirëqenien e njerëzve, sikur shprehet edhe vetë „për një strukturë ku humanizmi flet para se të flas kuleta, ku flet dashuria e jo urrejtja “E quajnë : shpatë, oratore, luftëtare,.

Është vërtetë një grua që i jep zë shtyllave më humane. Shikuar nga angazhimet e saja si bashkëshorte e si nenë, ajo ka pak kohë ,por karakteri i saj bujar sfidon me kohën dhe sa herë ftohet në aktivitete kombëtare, Shqipja e dhuron kohën për pjesëmarrje.

Doktoresha Shqipe ka punuar nëpër shumë klinika në Evropë, ndërsa tani ka ordinancën e vet në Dietikon.“Suksesi i një klinike varet nga përkushtimi profesionist, human dhe moral ndaj pacientëve“ shprehet doktoresha Shqipe dhe shton “ Si mjek jemi në një profesion shumë emocional, duhet të kemi kohë, kujdes, e gajret për pacientin dhe familjarët e vet; ti qëndrojmë besnik në biseda dhe në rrugën e shërimit.

Ne detyrën tonë na bie të ballafaqohemi edhe në mes jetës e vdekjes, por ne kemi zgjedhur këtë profesion me dashuri për të ndihmuar të tjerët“ Doktoresha e kujton me mall vitin e parë të studimeve në atdhe, atëbotë mjekësia në Kosovë kishte emra eminent e shumë profesional.

Ajo shprehet me besim “ shpresoj se do të bëhet më mirë edhe atje, sepse ambienti dhe kushtet familjare luajnë rol të madh në ndërtimin, personalitetin, si dhe shëndetin e njeriut”. Shqipe Dauti beson në Zot, dhe në mirësinë njerëzore.“ Sado që të ngitemi në profesion, nuk kemi bërë asgjë nëse nuk jemi edhe tregimi i bukur në kujtimet e të tjerëve.

Njerëzia është e para vlerë“ shprehet Dr. Shqipja një mjeke me vlera të larta shoqërore në medicinë.

Hava Kurti Krasniqi