Ligji për konfiskimin e pasurisë!

0
584

Fatmir Brajshori-Tushi

Është shumë lehtë i aplikueshëm!Thjeshtë do të mund të aplikohet në këtë mënyrë:a.) Nëse një politikan ka blerë 200ha Tokë , ku një Ari është vlerësuar 1 Euro automatikisht nënkuptohet që kjo pasuri është e paligjshme.Shteti duhet të vlerësoj, se sa realishtë në vitin kur është blerë Toka për 1 euro Ari, ka qenë vlera reale; nëse ligji vlerëson që vlera reale duhej të ishte 4000 Euro, personit që e ka „ blerë për 1 Euro“ duhet që t‘i jepet mundësia, që ai për secilin Ari t‘i paguajë shtetit edhe 3999 Euro,,,Dhe, nëse për 200 Ha Tokë nuk ka mundësi për secilin Ari të paguajë 3999 Eurot, Toka e përvetsuar me manipulime duhet t‘i konfiskohet dhe të hapen hetime ndaj personave në fjalë…Pra nëse janë nga 200 Ha dhe 20000 Ari, duke llogaritur se shtetit për secilin Ari i ka borgj 3999 Euro ( se 1 Euro për Ari ka paguar që bëjnë 20000 Euro) që kur shumëzohen me 20.000 Ari bëjnë më shumë se 79 Miljon Euro…O duhet paguar shtetit 79 miljon o duhet konfiskuar 200 Ha Tokë…b.) Secilit( qoftë gazetar, politikanë nëpunës, mërgimtarë) t‘u hetohet pasuria dhe kjo gjë është shumë e lehtë. Mjafton të shikohet shuma në pagë dhe fitim, vit pas viti, që kanë bërë para organeve tatimore…Nëse një gazetar, ka dy shtëpia në lagjen „ Qershiza“( Adriatik Kelmendi) apo „ Marigona Residenz“ ( shoku i Fadil Suleviqit agjenti rus ( sipas shkrimeve të sotshme të disa portaleve) Vehbi Kajtazi) është lehtë të kuptohet që në mënyrë të paligjshme kanë krijuar pasurin; ndoshta duke shërbyer te agjensit e huaja, armike kundrejt Kosovës… Rroga mesatare e një gazetari në Kosovë është 250 Euro dhe më lejoni që t‘ua rrisë në 1000 Euro secilit; sërish s‘ka mundësi të blehen dy shtëpi te „ Qershiza“ ku çmimi është 400.000 Euro…Në fillim në Marigona Rezidenc, çmimi ishte për shtëpi 510.000 mijë Euro dhe tani kanë zbritur në 300.000 Euro…c.) Askujt s‘do t‘i konfiskohet pasuria e paligjshme sepse:Krimi i Organizuar është më mirë i organizuar se shtetiOligarkët më të fortë se drejtësia sepse drejtësin vet e kishin ndërtuar për vetën e tyreAta që arsyetohen se kanë qenë në Zvicër apo Gjermani dhe pasurin e kanë krijuar nga puna atje, mjafton me i kontaktuar shtetet ku thonë se „ kanë punuar“ dhe verifikuar se „ a kanë paguar tatime në ato shtete?!“Nëse jo, pasuria u konfiskohet…Por nga kjo punë në fund s‘ka asgjë!Të gjitha shtetet e botës kanë „ mafian e tyre“ teksa në Kosovë „ Mafia kishte ( për 20 vite) shtetin e ndërtuar për interesa t‘saj!“Mjerishtë vetëm nëse ndodhë një Evolucion i Ri ( si ai kur u zhdukën Dinosaurët) Kosova do t‘mund të bëhet shtet ligjor; Nëse jo do të jemi Sicilia e dytë ku shteti sillett rrugëve teksa Oligarkët e shikojn lart nga vilat e tyre!Ka vetëm një dallim në mes Mafias në Sicili dhe në Kosovë!Ata në Palermo identifikohen me qifte gjuetie teksa këta tek ne me Mbjellje të Flokëve!Poshtë kosovarët Rroftë Kosova!