Hapet Shkolla Shqipe në Schattdorf të Kantonit të Urit

0
130

Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, hapet edhe Shkolla Shqipe në Shattdorf, të Kantonit të Urit.

Kjo është shkolla e 47-të me radhë, e cila iu bënë thirrje prindërve shqiptarë të kësaj pjese të Zvicrës që t`i orientojnë fëmijët e tyre drejt shkollës shqipe.

Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe. Kjo është shkolla e 47 – të me radhë.

Vlen të përmendët se mësimi zhvillohet çdo të mërkure, nga ora 13:30-15:15 në vendin, Schattdorf, Shkolla Gräwimatt (Schulanlagen Gräwimatt), Klasa nr. 120 Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim.

A ka gëzim më të madhe se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës.

Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi.

Të nderuar prindër kjo thirrje është njerëzore dhe kombëtare. Shpresojmë dhe besojmë që do të bëni çmos që fëmijëve tuaj t`ua ruani gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare.

Adresa kontaktuese për të gjithë prindërit të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94 E-Mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Shkolla shqipe – Zvicër Sektori për informim