INTERVISTË ME DIASPORËN NËPËR BOTË

0
246

Si mërgimtare personalisht nuk po pres që kjo Qeveri me start të sjellë mrekulli, sepse askush në botë si ka punët krejt në terezi, as shtetet më të zhvilluara . Por gëzohem se kjo Qeveri na e hoqi emrin hajdut, që me një korrupcion të lartë siç e kishte Kosova , na bënte hajdut kudo që ishim, e sidomos në mërgim. Po të shkonim edhe në Mars,nofkën e hajdutit e kishim si një bisht pas. Për të kuptuar se cila është pritshmëria e diasporës kam intervistuar disa mërgimtarë.

ERMINA LEKAJ PËRLJASKAJ , Deputete në Parlamentin Kroat flet pë TV Syri Se pari dua të them se më gëzon fakti që populli i Kosovës në momentet e caktuara e shpreh vullnetin e vet për ndryshime. E përgëzoj qeverin e re në krye me z.Albin Kurtin dhe Presidenten z. Vjosa Osmani Sadria E di se të gjithë presim shumë nga qeveria e re mirëpo duhet të jemi real dhe të kuptojmë që nëse ne si popull nuk i ndihmojmë duke participu në mënyrë reale atëhere nuk mundë të presim shumë as nga qeveria e re. Pse po them kështu ? Them për arsye se edhe ne diaspora, populli i Kosovës duhet të jemi real dhe të fillojmë të mendojmë e pastaj të punojmë në drejtim të ndryshimeve. Kjo qeveri ka shumë gjëra për të bërë e për ta kthyer mbarë, i duhet kohë sepse shumë procese dhe ndryshime nuk vijnë mbrenda natës. Ekonomia në Kosovë duhet të përforcohet. Të rinjët të punësohen dhe të dalin nga ajo pjesë e depresionit që duhet me domosdo ta lëshojnë Kosovën për një ëtë ardhme sa më të mirë. Të gjithë e duam Kosovën por për fat të keq e duam ashtu që të jemi jashtë saj. Këtë e them duke i dëgjuar bisedat e të rinjëve të cilët sado pak kanë një vend pune. Për forcimin e ekonomisë duhet perforcuar edhe zyrën tatimore. Përveç ekonomisë, e kemi mirëqenien sociale, ku mendoj që çdo qytetar duhet të ketë sigurim shëndetsor. Shëndetsia duhet të jetë për të gjithë e barabartë, çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeçare duhet të marr ndonjë pagë per shpenzime jetësore. Dhe ajo çka është më e rëndësishme: shkollimi i të të rinjëve. Kemi shumë univerzitete prej nga dalin një numër jo kualitativ i studentëve. Edhepse duhet të them që shumë të rinjë janë duke na e zbardhur fytyrën, duhet të punohet dhe të ngritet në nivel edhe më të lartë arsimimi. Tjetër fakt që më gëzon është çasja ndaj politikës së jashtme , prezentimi i Kosovës në skenën politike me një qëndrim më të prerë dhe me një prezentim më të artikuluar. Presidentja e re shpresoj se jashtë shtetit do të na prezentojë në mënyrë dinjitoze dhe do t’ia kthej nderin e duhur shtetit të Kosovës, si në kohë të z.Rugova e z.Sejdiu.

ABDULLA ALILI ,pronar i një restorani në qendër të Cyrihut shprehet shumë i gëzuar “ ndihem krenarë që tani kemi një qeverisje që e kemi pritur plot njëzet vite. Është Qeveri e pastërt, e dinjitetshme, e shkolluar, e suksesit. Është Qeveri me vizione që sjell ndryshime pozitive e vlera atdhetare. Është Qeveri proevropiane, dhe proamerikane. Është Qeveri mbarëkombëtare. Partia e Lëvizjes Vetëvendosje e fitoi besimin e popullit prandaj nuk mvaret nga Lista serbe e as nga urdhërat e Vuçiçit. Është pikërisht ky fakt që na liroi nga hija e prangave të dikurshme. Viti 2021 është viti i shqiptarëve. Në Maqedonin e Veriut po zhvillohet regjistrimi. As Lugina e as Malësia nuk po heshtin. Shqipëria i është bashkuar ideve të Vetvendosjes. Të mirat kanë filluar ..

LIDA YMERI BERISHA, psikologe, mërgimtare në Kanada, shprehet me besim të plotë“ përderisa tash kemi një qeveri të mirë në krye të shtetit ,mendoj se kjo do ta shtyjë Kosovën perpara si në qasjen nderkombetare njashtu dhe në brendesi. Po ashtu shpresoj që të behemi krenarë me vendin prej dhe nga vijm! Po ashtu presim nga Kosova që të reflektoj parimisht në zhvillimin ekonomik, arsim dhe shëndetesi!“

ANITA BUCALIU, afariste,mërgimtare në Shtetet e Bashkuara shprehet “ gjendem në Kosovë per momentin. Mendimi im është: Qeverisja e re ka drejtues të mirë, Albini , Vjosa, njerëz që kanë përqafuar ndryshimet, mirëpo populli duhet të ndryshojë poashtu. Përndryshe pa u përkushtuar populli është e vështirë të ndryshojë vendi për të mirë. Ne jemi pak të tillë që i lëmë punët në asgjë, e ndryshimi i vendit bëhet me përkushtim. Atdheu jam unë, ti, ne të gjithë. Ky përkushtim i mangët më lë të zhgënjyer“

GAZMEND FREITAG ,Artisti nga Austria shprehet poashtu i gëzuar : “ me presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti shpresoj se do ta ndryshojn pozitiv e gjith sfera politike dhe ekonomike e Kosoves! Jam i bindur se edhe në lëmi e artit dhe kultures do te realizojnë aktivitete ashtu siq e don populli por edhe artistet!

PALJINA PECOLAJ,mërgimtare,afariste në Kroaci shprehet me shumë shpresë : „nga kjo qeverisje presim permirsimin e të gjitha gabimeve qe ju ka bërë Kosoves në keto 2 dekada,dhe të punohet sa më shumë për popullin,per shendetsin,ekonomin punsime sa ma teper,arsim etj etj

EDISON MYRTEZA, gazetar në Peking shprehet i zhgënjyer : „mendoj se rrëzimin e qeverive e kemi si ves. Shpresoj se institucionet të ndërtohen sa më mirë për popullin dhe vaksinat të sigurohen sa më shpejt, këto janë dy vlerat më të rëndësishme për momentin për këtë qeveri“

YLLKA HALIL ALIDEMA: artiste,mërgimtare në Angli përgjigjet me besim : „Përfundimisht kemi një qeveri që është legjitime është votuar sa qeveritë e kaluara bashkë, dhe kemi një kastë udhëheqësie të shkolluar denjësisht që nuk ndjehet inferiore dhe nuk fshihet pas bëmave që të shantazhohet , por është në lartësinë e duhur që të ecim përpara si shtet , zbardhjet e mbetjeve mortore , vrasjet e pas luftës korrupsioni dhe anarkia totale do të frenohet . Jam shumë krenare për këtë qeveri

Z.L.LOHAJ : mërgimtare në Francë, intelektuale: “ nga kjo Qeveri pres urgjent të ndëgjohet edhe zëri dashamirësve e aktivistëve të mbrojtjes së kafsheve e për respektimin e LIGJIT per katerkembeshat e pa strehë dhe të ndalet dhuna e vrasja e tyre, urgjent …

SKENDER SALIHU ,afarist , pronar i dy restoraneve n ishull në Lindau të Gjermanisë përgjigjet me shumë optimizëm e gëzim “ Erdhi Dita, këtë ditë e kem pritur “ IMER ARIFI ,intelektual nga Suedia “ sigurt se do të bëhet shumë më mirë, i ka zgjedhur populli dhe shpresoj se kësaj here kemi ditur të zgjedhim“

H.KRASNIQI , mërgimtar në Itali, mësues : “ unë besoj se kjo Qeveri do të sjell shumë zhvillime , si në edukim edhe në shëndetsi e arsim “

Hava Kurti Krasniqi