JETA NË MËRGIM KA KUJTIME

0
150

Gjyshja ime nuk e ka ditur përrallën e Kësulëkuqes, as Borbardhën, asnjë përrallë të mirë.

Sepse koha e egër kur ka jetuar ajo, nuk ka lënë vend për përralla të bukura me princër e princesha.

Mirëpo ka ditur të tregonte episode nga jeta . Ishte ndonjë moment i rrallë, i mirë, dhe plot momente me dhembje.

E vetmja përrallë, që më tregonte, e që unë tash e di, se nuk ishte fare përrallë , ishte një tregim për një ushtar i cili kishte luftuar shumë në male.

Pas një beteje, i plagosur rëndë, e i uritur, i humbur nga shokët, vendosi të shkojë në shtëpi.

Rrugës haste në shumë vështirësi, binte borë, acar, ujqër në çdo anë, terr, ftohtë ,i uritur …

Ecte ,ecte ,ecte ,ecte……..(unë vuaja së bashku me ushtarin) .

Ndoshta edhe më merrte gjumi e se dëgjoja fundin, apo nga llahtari më bllokohej koka ime e vogël.

Nuk e di atë botë se çfarë ka ndodhur, por sot një gjë e di me siguri : ai ushtar akoma se ka gjetur SHTËPIN e tij.

Edhe ne nga mërgimi mundë ta ndihmojmë ushtarin shqiptarë, vetëm duke qenë sa më atdhetarë !

Sa më të dhënë pas BASHKIMIT KOMBËTARË PËR TË SHPËTUAR SHPIRTIN TONË SHQIPTAR !

Hava Kurti Krasniqi