Më harruat plagët që më kullojn gjak

0
114
Më harruat plagët që më kullojn gjak

Nuk di nga tretën e as ku mbeten
S'di  a janë gjallë apo më harruan
Po pse shpetova çortoj vetveten
U kam lakmi atyre që ranë u flijuan.

Shpirti për brenda po më përvlon
Është trazua keq shpirt i plagosur
Si vullkan zjarri prush m'shkrumon
Vujtje e dhimbje s'paskan të sosur.

Sa me fat që ishin ata trima që ranë 
Shokët e idealeve e bashkë luftëtarë
Jam gjallë e ngusht shpirtin më vranë 
Pushtetarë të shitur qyqar e tradhtarë!

Agim Jerliu,Siegburg 
04.04.2019