GËZUAR , PËR SHUMË MOTE PASHKËT !

0
66

Pashkët njihen si festa e mbretërisë së agimit.Kjo festë fetare ka shumë simbole siç janë vezët, buka e ëmbël, zjarri,lepuroshi,etj.

Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe simbolizojnë sakrificën e Krishtit për njerëzimin.Por këtë vit kjo festë ka sjellur më tepër emocione.Ndoshta është pandemia që na bëri të përkushtohemi me më shumë dashuri edhe ndaj festave fetare.

Të ejten e javës së Pashkëve ngjyrosen vezët të cilat thyhen me njëri tjetrin në Meshën e së dielës për të kremtuar fitoren e jetës mbi vdekjen. Kjo festë që simbolizon ringjalljen e Krishtit, këtë vit lidhet me shpresën e ringjalljes së vlerave shpirtërore për të fituar covidin 19.Edhe rrugët në hapsirat e gjelbëruara nėpër Zvicër janë stolisur me lule e me gur të ngjyrosur nga duart e fëmijëve.

Këto dekorime ditën e djeshme u sillnin kalimtarëve një ndjenjë të bukur shpirtërore, një besim në ngjalljen e dashurisë që botën e ka mbajtur prore.Në hapsirat e zbukuruara kishte vezë të fshehura të cilat i kërkonin me hare fëmijët.Si shumë popuj nëpër botë edhe ne shqiptarët i keni festë zyrtare Pashkët.

Për shumë mote, Gëzuar!

Hava Kurti Krasniqi