🐑 FSHATI 🐑

0
109

Ishte fshat i lumtur,

Të gjithë e kishin zili,

Me vasha belholla

E me djem të rinj.

NĂ« fushat e fshatit

Kulloste bagëtia,

Binte fyell i bariut,

Binte çiftelia.

Edhe rrugët e fshatit

Ishin plot gjallëri,

Kishte një lokal

Ku mblidheshin djemtë e ri.

Po ky fshat malor

Shumë herë ka luftuar,

Eh, sot i braktisur

Edhe i shkretuar.

S’blegĂ«rijnĂ« mĂ« qengjat

S’ka mĂ« djem tĂ« ri

Pyet fshati i shkretë

-Pse më latë në vetmi?

Me shekuj jetuam

Për shumë gjenerata

S’mbet njeri i gjallĂ«

Pos shtëpitë e thata!