Doli në dritë libri “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar, shkruar nga Dr. Vaxhid Sejdiu

0
120

Mësuesi Vaxhid Sejdiu këto ditë botoi një libër studimor shumë interesant, si rezultat i studimeve të tija të thella në fushën e arsimit shqip. Libri titullohet: “Shkolla Shqipe në Kantonin e St.Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar”. Libri përbëhet nga 10 kapituj, brenda të cilit përfshihet një përpjekje tridhjetëvjeçare për ruajtjen e gjuhës dhe hapjen e shkollave shqipe në këtë pjesë të Zvicrës. Lexuesi do të ketë mundësi t`i takoj nxënësit, mësuesit, veprimtarët e shkollës shqipe, prindërit etj., të cilët ishin bashkudhëtarë të këtij rrugëtimi kombëtar. Libri: “Shkolla Shqipe në kantonin e St. Gallenit”, vatër e bashkimit kombëtar”, paraqet fakte historike për migrimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Autori i librit në parathënie bukur e paraqet rëndësinë e gjuhës amtare, ku thotë se „humbja e gjuhës vë në pikëpyetje edhe identitetin kombëtar, kështu është fakt i gjallë dhe i vërtetuar në të gjitha pikëpamjet se nuk është humbje definitive nëse ndokush largohet nga atdheu qoftë edhe me familje, por humbje përfundimtare është kur e harron gjuhën“. Në këtë libër përfshihen shumë emra të aktivistëve, mësuesve, nxënësve dhe shkollave shqipe, me tekst dhe foto të shumta. Dr. Vaxhid Sejdiu librin e ka konceptuar mjeshtërisht edhe me nëntituj të shumtë.. Në 500 faqet e librit, autori me të drejtë nëpërmjet fjalëve të rilindësve tanë vë në drejtpeshim rëndësinë e gjuhës amtare. Ai shkruan, se “Gjuha ruhet atje ku shkruhet” apo në bazë të fjalëve të Sami Frashërit: “viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”. Edhe më saktë e përshkruan me fjalët e Sh. Gjeçovit, i cili thotë: “Mos t’i japim shkas atdheut të ankohet për ne; Gjuha është jeta e kombit”. Një gjë të tillë autori e ka dëshmuar ndër vite në kuadër të organizimit dhe të riorganizimit të shkollave shqipe në kantonin e St. Gallenit por edhe në mbarë Zvicrën duke dëshmuar përpjekje në organizimin sa më të mirë të shkollë shqipe, gjë, të cilën po e dëshmon edhe viteve të fundit së bashku me mësues, prindër dhe veprimtarë të shkollës shqipe duke arritur të hap dhjetëra e dhjetëra shkolla shqipe në mbarë Zvicrën dhe veçanërisht në Kantonin e Cyrihut.