“Kryesia dhe Abdixhiku janë në situatë të rëndë”, ky është paralajmërimi për LDK-në

0
362

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë ka marr vendim që të marrë pjesë në seancën, ku priret të votohet për presidente Vjosa Osmani.

“A mbetemi unik ose jo duhet të definohet me kohë. Në politikë nuk jemi për vendimet të lehta, por të vështira. Deputetët duhet të jenë në vijë me qëndrimet e partisë. Duhet të jemi unikë. Nëse nuk jemi, i bëjmë dëm partisë”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

E krejt këtë, po e sheh si situatë të rëndë brenda LDK-së veprimtari dhe ish kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.

Haki Latifi

“Mendoj se organet drejtuese të LDK-së dhe kryetari i saj z. Abdixhiku , janë në situatën e rëndë që është duke përjetuar LDK si parti me një traditë 31 vjeçare, por si kryesi është e re në vendimmarrje. Si duket kryesia e re dhe kryetari z. Abdixhiku po tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, ku kanë për synim që humbjen e tanishme të LDK-së ta shndërrojnë në fitore të ardhshme. Sepse të insistosh në humbje është e pafalshme”, shprehet Latifi.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë ka marr vendim që të marrë pjesë në seancën, ku priret të votohet për presidente Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas kryetarit të ri të LDK-së, partia e tij duhet të jetë unike.WERBUNG

“A mbetemi unik ose jo duhet të definohet me kohë. Në politikë nuk jemi për vendimet të lehta, por të vështira. Deputetët duhet të jenë në vijë me qëndrimet e partisë. Duhet të jemi unikë. Nëse nuk jemi, i bëjmë dëm partisë”, ka thënë Lumir Abdixhiku.

E krejt këtë, po e sheh si situatë të rëndë brenda LDK-së veprimtari dhe ish kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.

“Mendoj se organet drejtuese të LDK-së dhe kryetari i saj z. Abdixhiku , janë në situatën e rëndë që është duke përjetuar LDK si parti me një traditë 31 vjeçare, por si kryesi është e re në vendimmarrje. Si duket kryesia e re dhe kryetari z. Abdixhiku po tregohen të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, ku kanë për synim që humbjen e tanishme të LDK-së ta shndërrojnë në fitore të ardhshme. Sepse të insistosh në humbje është e pafalshme”, shprehet Latifi.

Ai thotë LDK duhet të jetë unike ne vendimet e saj.

“Në këtë situatë LDK, edhe nëse e bënë kuorumin për presidenten, si grup parlamentar që është, duhet të jetë unik në qëndrime, dhe menjëherë me argumente duhet të aktivizohet kundër pushtetit në mënyrë që t’i bindë qytetarët dhe votuesit e saj, që është opozitë e jo pataricë e secilit që vjen në pushtet. Kësaj radhe duhet të tregohet opozitë aktive dhe s’ka nevojë ta marr barrën e pushtetarëve kur dihet që përgjegjës për çdo dështim është shumica dhe jo pakica”, thekson Latifi.

Më tej, Latifi shton se vendimi i sotëm i LDK-së do te ketë koston e tij në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor.

“Nga ana tjetër një pjesë e anëtarësisë së LDK-së këtë vendim, me të drejtë e gjykojnë ndryshe, sepse po legjitimohet nënshtrimi pora populizmit, demagogjisë e imponimit. Sigurisht ky vendim do ta ketë edhe koston e vet në zgjedhjet lokale tek pjesa dërmuese e votuesve besnik dhe anëtarësia. LDK-së i duhet unitet në vendimmarrje dhe nuk mund të funksionon një parti, ku njëri-tjetrit nuk ia pëlqejnë as shkrimet në rrjete sociale. Pra, nuk e konsiderojnë si familje dhe me dashtë atë pa hile. Ka të tillë që bartin edhe funksione brenda LDK-së, ku askush askujt nuk i beson! Kjo psikozë duhet të përfundojë. Nëse LDK dëshiron të rikthehet fuqishëm duhet te burrërohet!”, thotë Latifi për “Bota sot”.

Sipas tij, reforma e nisur në kryesinë qendrore, duhet të vazhdojë edhe tek degët dhe nëndegët e LDK-së.

“Që t’i afrojë ata që kanë rrëshqitur, t’i organizoi Degët dhe Nëndegët e saj, të cilat për një kohë të gjatë ishin të huaja ose vetëm kur kishin nevojë për vota shkonin për ti takuar. Reforma e nisur në qendër duhet të vazhdoj nga Nëndegët dhe Degët e LDK-së , në mënyrë që të krijohen struktura kreidibiile të besueshme dhe legale. Nga tradita dihet se partitë e mbushura me vrer, inate e me plot gojën “patriotizëm“ janë të destinuara të dështojnë. Partitë e tilla do ta mbushin serish sherr parlamentin dhe do te kërkojnë pazare tjera, por si duket me këtë vendim ua mbylli gojën të gjitha destruksioneve”, shpjegon Latifi.

“Pra me dije e guxim humbjet shndërrohen në fitore! Ndryshe LDK për disfatën e saj në zgjedhjet e fundit, faturën e morri edhe për shkak të përbishtnimit me partitë e përfolura të kapjes së shtetit”, përfundon Haki Latifi