TINGUJ NË KITARË

0
74

Sonte po të pres në bardhësinë e zemrës së shqetësuar
Në ngjyrat e shpirtit trokasin ca tinguj kitareje
Gishtat flokut të shprishur mallkojnë fatin ndër shpresat e djallit …!
 
Nata merr peshën e saj në zymtësinë e frikës …
Akrepat rrotullohen m‘ brapsht në syrin që e pret agimin…
Për ta shkelur me këmbë dhembjen e stinës pa frut …
Dëshirë e thyer vitesh pagëzon ëndërrën ….
Thinjave fijefloku gërshetë e pazgjidhur …
Lumturisë së thyer gjymtyrësh …
Pa emër !
 
Në kitaren time sinkronizohen melodi ngjyrash shkëlqyese
Për t‘i buzëqeshur rrezës së parë të diellit , e presin
Natës mortore i lidhin sytë me lotin syrit pa faj …!
Tingujt në kitarë falin shpresë ndër kalimtarët e palëve të kohës …
Pllakave mermeri takash të qytetit të dashurisë …
Nuhas puthjen tënde jetëbukur
Në peshën e tingujve të mahnitshëm
Të gishtave që mbjellin vetëm dashuri të përherëshme
 
Hyrije Jusufi
14 Shkurt 2021