Kantautori nga Presheva Vullnet Saliu flet në rubrikën «Bardh e Zi» të portalit Syri.tv nga mërgata

0
1187

SYRI.TV: Përshëndetje inderuari z.Vullnet Sahliu . Mirë se erdhe ne rubrikën “ Bardh e Zi “ të portalit Syri.tv nga Mërgata ?
Vullnet Sahliu: Përshëndetje për ju dhe të gjith lexuesit e rubrikës «Bardh e zi»!
SYRI.TV: Kush është kantautori nga Presheva Vullnet Saliu? 
Vullnet Sahliu: Ka shum nga ata që më njohin vetëm si Vullneti i skenës, i interpretimit të këngëve,por un jam edhe ai tekstshkruesi i prapaskenës, që kam një bagazh të madh krijimtarie, e që është shum më e bujshme se paraqitja ime në skenë si këngëtarë. Jam atutor i afro njëmijë (1000) këngëve të interpretuara nga këngëtarë të ndryshëm të estradës mbarkombtare. Fitues çmimesh në festivale të ndryshme…Njeriu i skenës për tridhjetekatër(34) vite!

SYRI.TV : Ku e gjeni veten si kantautor?
Vullnet Sahliu : Kudo,pa dallim në zhanër muzike!Kam punuar këngë të zhanreve të ndryshme,ps. Rock,të muzikës së lehtë,të muzikës polullore…këngë për festivale të ndryshme si: «Kënga Magjike», «Nota Fest» e tjerë dhe gjithnji duke mos anashkaluar edhe festivalet dhe këngët për fëmijë,që i dua shumë,ata janë bota ime..!

SYRI.TV: Nga cila moshë fillove tē miresh me shkrime apo më saktë si kantautor ?
Vullnet Sahliu: Profeseionalisht,nga viti 1999,fillova me albumin tim të parë,ku të gjitha këngët i kisha shkruar dhe kompozuar vetë.Pastaj me të ndegjuar artistët e tjerë, filluan të kërkonin ti shkruaja këngê edhe atyre,kështu filloi dhe nuk ndaloi deri më sot krijimtaria ime si tekstshkrues dhe mu bë profesion i dytë.

SYRI.TV: Vullnet Saliu a munde të na tregoni cili është rrugëtimi juaj në politikë, kur dhe si filloi ?
Vullnet Sahliu: Viti 1989,greva e minatorëve të «Trepçës» më bëri realisht të ndejë thell në veten time patriotizmin. Si gjimnazist i vitit të dytë në gjimnazin e Preshevesës,së bashku me shum gjimnazistë të tjerë u solidarizuam me minatorët e Trepçes në grevë urie.Më pas fillova si aktivist i forumit rinorë në SHPD (Shoqata e Pamvarur Demokratike) që më pas u shëndrrua në PDSH e sotme.Atëkohë mendoja se politika bëhet vetëm nga halli…përball armikut! Dikur e kuptova se politka është nevojë e përditshmëris tonê.

SYRI.TV : Z.Salihu ju si kantautor , si e shihni nga këndi politik gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës?
Vullnet Sahliu: Fatkeqsisht të mjerueshme!Në Preshevë mungon primarja e politikbëjjes, që për mendimin tim është gjuha komunikimit dhe bashkpumimi.Në një vend ku nuk ka transparencê tê sinqertë nga pozita ndaj opozitës, aty ka monarki dhe keqpërdorim të pushtetit dhe fatqesisht në komunën tonë kjo dukuri ishte prezente,por fatmirsisht tani na ndajnë dy ditë nga dita e zgjedhjeve të parakohshme dhe besoj që kjo qasje e politikbërjes do të ndryshojë rrënjësisht me ardhjen e Ardita Sinanit kryetare të Preshevës.

SYRI.TV: Çfarë konkretisht të shtyri të antarësohesh dhe të jesh pjesë e PVD-ës ?
Vullnet Sahliu: Antarsimi im në PVD fakton bindjen time që ky subjekt politik është shpresa jonë për ndryshim real në të mirë të Preshevës. Un jam me ideologjinê që gjithherë duhet të mbështesim njerëzit me vullnet të mirë dhe do të jap nga vetja më të mirën së bashku me më të mirët, sepse komuna Preshevës meriton më të mirën.

SYRI.TV: Pse mendoni se PVD- ja është me e mira ? 
Vullnet Sahliu: PVD është themeli i pluralizmit demokratik politik i Luginës,është subjekti i parë i regjistruar si parti politike në «Luginë». Gjithçka filloi me PVD_në! Në kohët më të errëta ishte llaba ndriçuese për Preshevën dhe sot me mbështetjen gjith qytetare në krye me z.Shaip Kamberin dhe znj.Ardita Sinanin, PVD është djelli i Luginës.

SYRI.TV: Si e komentoni politikbërjen aktuale ne Presheve, skena politike, pritshmërinë?
Vullnet Sahliu: Mundem të flas vetëm për pritshmëritë nga subjekti politik ku un jap kontributin tim dhe asnjëherë nuk dua të spekuloj për palët e dyta.PVD ka hartuar planprogram të frytshëm dhe të realizueshëm, si për shëndetsinë,arsimin,zejtarinë,bujqësinë,mjedisit hapsinorê-infrastrukturën,për kulturën dhe sportin…


SYRI.TV: Pse duhen qytetarët e Luginës së Preshevës ta votojnë PVD-ën ? 
Vullnet Sahliu: Sepse Ardita Sinani është personalitet i fjalës me vepra.Planprogrami jonë është i hartuar në baza të nevojës së qytetarit dhe jo të pushtetarit.

SYRI.TV : Si pas jush cili kualicion do ishte me i duhur për Preshevën ? 
Vullnet Sahliu: Sikur të kishim menduar për kualicionet para zgjedhjeve do të jepja mendimin tim,por tani jemi në garë pa kualicione parazgjedhore dhe… «tu pa tu ba»!

SYRI TV: Me qka është përballuar kohën e fundit kanautori nga Presheva
Vullnet Sahliu: Në fushën e artit,kam punuar disa këngë në bashkpunuim me NP Records nga Shkupi, por për lexuesit ja vlen të ceki këngën për dëshmorin Artan Abazi-Miratoca të interpretuar nga Selajdin Miftari-Salushi dhe i ftoj ta ndëgjonë e kan në kanalin e youtube.Tani jam në përfundim të këngës për dëshmorin Shaban Shahini nga Rahovica,në interpretim të artistes së madhe Shkrute Fejza,pastaj kam dhe disa projekte që po i lë si suprizë!Ndërsa në politikë,kemi punar fort për ti shpalosë programin tonë elektoratit,në mënyrë që ti lehtësojmë bindjen se ne vërtet e meritojmë votën e tyre.

SYRI.TV : Çfarë mendimi keni për kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifin, i cili është përfolur si nxitës i debateve dhe i seancave. Na intereson mendimi juaj sepse edhe ju ishit pjesë e partisë së tijê?
Vullnet Sahliu: Un nuk kam qenë pjes e APN_sê asnjëher,un kam qenë pjes e BDL_së dhe ne si subjekt politik për interesin në të mirë të Preshevës jemi shkri në PVD ngaqê edhe ideologjia politike dhe Programet tona partiake ishin të përafërta. Sa i përket pyetjes konkrete për z.Shqiprim Arifi,e them me plot gojë, është vetëm zhurmues dhe i paaftë në detyrê.

SYRI TV: Si po te trajton jeta kohen e fundit si kantautorë ? 
Vullnet Sahliu: Sinqerisht,pandemia na ka dëmtuar shumë,në veçanti ne artistët, por shpresojm ti kthehemi sa më shpejt normalitetit për të zhvilluar aktivitetet tona artistike.

SYRI.TV: Cfar ka të përbashkët politika dhe Kantautori ? 
Vullnet Sahliu: Ambicie-Ndershmëri-Vizion-Intelekt-Bashkpuntorë-Gjuhë të komunikimit

SYRI TV: Si kantautor keni hasur në paragjykime ?
Vullnet Sahliu: Gjithnjë ka lavdrata, kritika,paragjykime…Lavdratat nuk më bëjnë më të mirin se që jam…! Përmes kritikave zhvillohem më tej..!Paragjykuesit gjithnjë përmes punës i kam kthyer në bashkpuntorë,në adhurues dhe miq.

SYRI.TV: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës Bardh e Zi si dhe për lexuesit e portalit Syri.tv nga mërgata?
Vullnet Sahliu: Uroj shëndet për të gjithë mërgimtarët dhe kudo shqiptarët.Shfrytzoj rastin tu bëj thirrje mërgimtarëve që jan nga Maqedonia e Veriut,u them ç’do njëri ti përgjigjet ftesës për regjistrim të polullatës dhe për fund, ftoj ç’do qytetarë të komunës së Preshevës me të drejtë vote, të dale me datë 28 mars të votojë nr 4 ,sepse me Ardita Sinanin kryetare, fitoni ju dhe jo Ardita.

SYRI.TV: Z.Sahliu të faliminderit shumë dhe njëherit që pranuat ftesën që të jeni pjesë e portalit Syri.tv nga Zvicëra?
Vullnet Sahliu: Falemderit juve,është knaqsi dhe rrespekt për mua.Uroj shëndet dhe pun të palodhshme.

Intervistli Arben Mehmeti