21 marsi shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë

0
223

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t’i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin.

Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.

Poetja jonë nga Zvicëra Fatime Kalimashi per mes portalit ton shprehu emocionet e saja e cila i mban per poezin , ÇDO NJERI ËSHTË POET I MADH BRENDA VETES Loti i derdhur, emocioni, urrejtja, dhimbja, revolta, lumturia, ankthi, izolimi, që shpesh na kaplon të gjithëve që nga fëmijëria, emocioni i dashurisë dhe trishtimi i largimit të të afërmëve nga jeta, i një provimi, i një feste, dhimbja që na jep mërgimi dhe malli që na ndez trupin dhe gjumin, janë pjesët e poezisë që pikëlohen pak nga pak brenda një shpirti, brenda shpirtërave të trupave tanë, shpesh të lodhur dhe pa punuar fare.

Kalimashi e pytur nga ne se ai mungojnë diaspores son kesi evenimete të tilla ajo u shpreh :
– Deri më sot nuk kam parë ndonjë organizim për ditën botërore të poezisë. Edhe pse SHKSHZ-ë është një shoqatë e krijuesëve shqiptarë në Zvicërr disi është zbehur nuk shoh diçka që funksionon për filli. Po ashtu poetja Fatime Kalimashi theksoj se asnjëherë nuk ka marrur pjesë, pasi jeton në Zvicërr nuk mund të shkoj dhe të kthehet në një vend brënda ditës. Sikur të ketë organizime këtu në Zvicërr me shumë kënaqësi do të isha pjesë e organizimit dhe e poezisë.

Gazetar Arben Mehmeti