Shteti maqedon i refuzon të drejtën për nështetësi ish kampionit botëror Enveri Idrizit

0
367

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimit i popullsisë përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit,

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online duke filluar nga 1 marsi e deri në 21 prill.

Ndonëse i lindur dhe i shkolluar në Maqedoni të Veriut, Ish kampionit të botës në karate, Enver Idrizit i është mohohuar e drejta e shtetësisë në vendlindjen e tij. Idrizi është dashur të udhëtojë 1774 km nga Gjermania për në Maqedoninë e Veriut për të bërë regjistrimin mirëpo një gje e till nuk i shkoj si duhet sepse, si pas tij, ai së fundi ka hasur në probleme me shtetin maqedonas lidhur me shtetësinë.

Në një intërvistë të dhënë eksluzivë për portalin Syri.tv nga Zvicra, ai tha:

«Maqedonasit nuk mund të ma marrin të drejtën për shtetësi, unë këtu kam lindë e kam jetu. Nuk kam dashur të bëj shumë zhurmë, por nëse duhet do të bëjë dhe zhurmë… I kam 6 nënshtetësi që mi kanë dhënë për një sekondë, ndërsa vendi im më refuzon.

I kisha lutur kompetentët që mos t’i keqtrajtojnë njerëzit, t’u japin shtetësinë që u takon. Maqedonia e Veriut nuk është vetëm e maqedonasve, por është e gjithëve, është toka jonë”, – ka deklaruar Idrizi.

Po ashtu Idrizi thotë se në fakt atij nuk i duhet marrja e nënshtetësisë ngase është i lindur dhe e ka kryer shkollën në Maqedoninë e Veriut, por i duhet vetëm verifikimi.

Gazetar Arben Mehmeti