Zv.ministri i drejtësisë Agim Nuhiu nga Maqedonia pjesë e rubrikës «Bardh e Zi» të portalit Syri.tv

0
328
Zv.Ministri i Punëve të Mbrendshme i RMV


SYRI.TV: Përshëndetje inderuari z.Agim Nuhiu mirë se erdhët në rubrikën Bardh e Zi të portalit Syri.tv nga mërgata. Faleminderit që pranuat ftesën?
AGIM NUHIU: Ju faleminderojmë që më bëtë ftesën të jem pjesë e rubrikës “Bardhë e Zi”!
SYRI.TV: zv. Ministër a mund të na tregoni kush është Agim Nuhiu, zv.ministri shqiptar nga Maqesonia Veriore, pra pak nga biografia juaj?
AGIM NUHIU : Jam nga Tetova, me profesion jurist – doktor I shkencave juridike dhe profesor në fakultetin juridik të Universitetit të Tetovës. Kam qenë dekan I fakultetit, komisioner për mbrojtje nga diskriminimi, zëvendës ministër I Punëve të Brendshme, ministër I Punëve te Brendshme dhe tani zëvendës ministër I Drejtësisë.

SYRI.TV: z.Nuhiu si filloj rrugëtimi juaj në politik ?
AGIM NUHIU : Jam inkuadruar në Bashkimin Demokratik për Integrim që nga themelimi I këtij subjekti dhe kam marrë pjesë aktive në veprimtarinë politiko-partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim të zotit Ali Ahmeti.

SYRI.TV: Cili është suksesi juaj më i madh, në politik natyrishtë?
AGIM NUHIU : Emërtimi I kuadrove udhëheqës të policisë në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup sipas kritereve të Vetting-ut, vënja në perdorim të tabelave në gjuhën shqipe në stacionet e policisë, vulave në shqip dhe rritja e perfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në polici.

SYRI.TV: Z.Nuhiu, kur pritet te nisë procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut api vêtements se ka filluar?
AGIM NUHIU: Regjistrimi I popullsisë, amvisërive dhe banesave ka filluar më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Prej 1 marsi ka filluar regjistrimi I shtetasve të Maqedonise së Veriut që ndodhen në diasporë. Nderkaq nga 1 prilli deri më 21 prill do të regjistrohen shtetasit rezidentë, perkatësisht ata që jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në vendin e punës

SYRI.TV: Zv. ministër, partia opozitare VMRO- DPMNE, është shprehur kundër këtij procesit. Përse ?
AGIM NUHIU: VMRO-DPMNE është shprehur kryesisht kundër regjistrimit të diasporës, nënshkrimeve të lidhura midis drejtorit dhe zëvendës drejtorit të entit shtetërorë për statistikë si dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me aspekte metodologjike të cilët nuk kanë qenë të bazuara dhe të argumentuara brenda frymës dhe përmbajtjes së standardeve europiane.

SYRI.TV: z.Nuhiu çfarë parashikohet të përmbajë formulari i regjistrimit. Ku do të fokusoheni dhe a do të jetë etnia pjesë përbërëse e saj?
AGIM NUHIU : Formulari I regjistrimit sigurisht që do të përmbajë të dhëna personale për qytetarin, për statusin e tij, përfshirë edhe përkatësinë etnike.

SYRI.TV: Sipas projektligjit që e keni prezantuar ju në parlament, pritet që të regjistrohen edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë vendit përmes një aplikacioni. Sa i besueshëm do të ishte ky proces?
AGIM NUHIU : Për diasporën, përkatësisht qytetarët jo-rezident kemi paraparë dy mënyra të regjistrimit: e para, vetë regjistrimi që bëhet nga vetë qytetarët nëpërmjet plotësimit të aplikacionit elektronik dhe regjistrimi që mund të bëhet nga cilido qytetarë I afërm me personin I cili në momentin e regjistrimit ndodhet jashta territorit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij regjistrimi përdoret metoda e kombinuar. Të gjitha të dhënat kontrollohen dhe kryqëzohen nga baza e të dhënave të disa institucioneve të shtetit.

SYRI.TV: Pra Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë vendit, si do mund të regjistrohen të pa shqetësuar se të dhënat e tyre nuk do keqpërdoren, pra ata do deklarohen të etnisë shqiptare. Si do sigurohemi që ky deklarim nuk do të ndryshohet gjatë rrugës apo që nuk do anashkalohet?
AGIM NUHIU : Aplikacioni elektronik dhe çeshtjet tjera tekniko-teknologjike të parashikuara për këtë proces regjistrimi flakin mundësitë për keqpërdorimet të kësaj natyre.


SYRI.TVd.m.th zv ministër nuk është e nevojshme që ata të jenë fizikisht në Maqedoninë e Veriut. Këtë mund ta bëjnë përmes aplikacionit elektronik ?
AGIM NUHIU : Po, ata mund të vetë regjistrohen online.

Puna në Univerzitetin e Tetovës me studentë.


SYRI.TV: Mërgitarët të cilët jetojnë në diaspor, kujt duhen ti drejtohen për regjistrim ?
AGIM NUHIU : Linku që tanimë është publik në web-faqen për entin shtetërorë për statistikë është I qasshëm për secilin qytetar që jeton në diasporë.


SYRI.TV: Dhe kjo do ishte shumë e rëndësishme. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Zoti Ali Ahmeti partia e të cilit është në pushtet prej disa vitesh, ka deklaruar se përqindja e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut me siguri është me e madhe se 25 përqind. Çfarë do të nënkuptonte kjo?
AGIM NUHIU : Disa baza të të dhënave të qytetarëve që posedojnë institucionet flasin për një numër më të madhë të shqiptarëve se 25%. Megjithatë, shqiptarët do të duhet të mobilizohen dhe të regjistrohen një për një që të dihet se sa është ky numër.


SYRI.TV: Por kësaj here procesi do të vazhdojë apo jo?
AGIM NUHIU : Po, procesi I regjistrimit vazhdon.


SYRI.TV:z. Nuhiu a janë 70.000 shqiptarë pa nënshtetësi? Si do të ndikoj në rezultatet e regjistrimit ky numër kaq i madh?
AGIM NUHIU : Jo. Numri 70 mijë shqiptarë pa shtetësi është propagandë nga partitë që duan pikërishtë Gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbi 13 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë e vendit. Disa herë është ndryshuar ligji për shtetësinë dhe tani në procedurë për fitimin e shtetësisë mund të jenë diku rreth 2 mijë deri 3 mijë shqiptarë. Pavarësisht kësaj, ne mbështesim çdo iniciativë që edhe shqiptari I fundit të pajiset me shtetësi, normalisht duke respektuar standardet europiane për këtë çështje.


SYRI.TV: A mund të keqpërdoret procesi i regjistrimit z. Nuhiu ?
AGIM NUHIU : Për çdo keqpërdorim me ligj janë parashikuar edhe dispozita ndëshkuese. Parashikohet edhe dënim me burgim.


SYRI.TV: Si është gjendja aktuale në Maqedoni e Veriut z. Nuhiu nga Convid-19, cili është numri i të infektuarëve në këto momente ?
AGIM NUHIU: Raste aktive me COVID-19 janë 9300.
SYRI.TV: Ju si Zv.ministër a jeni i prekur nga ky virus ?
AGIM NUHIU: Kam qenë asimptomatik.


SYRI.TV : Si e shifni gjendjen aktuale politike, kohën e fundit në Maqedoni ?
AGIM NUHIU: Shqiptarët në aspektin politik kanë përfituar shumë. Mundësitë janë edhe për përfitime të tjera.


SYRI.TV: Ju vini nga partia BDI-ja, çfar raporte keni me partit politike në Lugin të Preshevës?
AGIM NUHIU: Për interesat e shqiptarëve subjekti jonë ka bashkëpunime me të gjithë partitë politike në rajon përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Ali Ahmeti me shokë ka ndihmuar strukturimin e Ushtrive Çlirimtare në Kosovë, në Maqedoni dhe në Preshevë. Kontributi I tij është me përmasa historike.


SYRI.TV: Kur jemi te Diaspora çfar kanë bërë partit politike shqiptare dhe ato maqedonase për diasporën ?
AGIM NUHIU: Kushte të favorshme për të investuar në vendlindje. Në Kuadër të Ministrisë së Brendshme dhe dikastereve tjera gjatë periudhës kur mërgimtarët kthehen në vendlindje kemi mobilizim të gjithë anshëm që shërbimet ndaj tyre të jenë të shpejta dhe efikase.

SYRI.TV : z.Nuhiu me kodin penal, me vijimin e ligjit të ri është garantuar vijimi i mësimit tek ne në gjuhen shqipe , dhe për çfar arsye në një fshat të Velezit dhe në fshatin Idrizof të Shkupit , fëmijëve shqiptarë nuk i lejohet mësimi në gjuhen shqipe pra në shkollën Vasil Gllovinov ?
AGIM NUHIU: Problemet e kësaj natyre tejkalohen. Ju e dini tani shqiptarët kanë dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe dhe një universitet publiko-privat.


SYRI.TV: Në Manastir që 20 vite tē plota nuk i lejohet shtimi i paralelave në gjuhen shqipe në shkollën e mesme Goce Delqev . Cili ēshtë opinioni juajë si zv.ministër i Drejtësisë ?
AGIM NUHIU: Çdo ditë punohet në tejkalimin e secilës pengesë që mund edhe të jetë rezultatit I ndonjë paragjykimi në baza etnike.


SYRI.TV : Pritet ndonjë vizit zyrtare nga subjekti juajë politik ta bëni në Luginen e Preshevës, apo ju si Zv.ministër i Drejtësisë ?
AGIM NUHIU: Nëse do jetë e nevojshme, pse jo.

SYRI.TV: Pse shpëtimtari i Ziadin Selës punonjësi MPB në kuvend Alifeta Alimi i burgosur, përderisa shpëtimtari i Zoran Zaevit u gardua nga punonjësi i MPB në drejtor të policis së shtetitë ?
AGIM NUHIU: Për 27 prillin u zhvillua proces gjyqësorë, strukturat udhëheqëse të policisë janë dënuar me burg. Ish-drejtori I policisë shtetit ndodhet prapa grilave.


SYRI.TV: z.Nuhiu Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti kohën e fundit ka bërë një interperlancë ndaj zv.Kryeministerit Artan Grubi, cili mendimi juaj ?
AGIM NUHIU: Në Bashkimin Demokratik për Integrim mendimi ndryshe është vlerë e shtuar. Përfaqësues politik-natyrorë I shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe raportet me kryeministrin janë korrekte dhe insititucionale.


SYRI.TV: Më kë jeton Zv.ministëri Agim Nuhiu ?
AGIM NUHIU: Me familjen time 4 antarëshe dhe 2 prindërit.


SYRI.TV : Si zv.ministër keni hasur në paragjykime ndonjëher ?
AGIM NUHIU: Po, sidomos kur kam drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.


SYRI.TV: Si është jeta e një Zv.ministërit tê drejtësisë në Maqedoni ?
AGIM NUHIU: Jetoj thjeshtë në fshat, takoj shokët, miqtë e mi. Për rendin shtëpiak kujdeset babai im dhe është autoriteti I padiskutueshëm në familje.


SYRI.TV: Nëse nuk do të ishe Zv.ministër i MPB , si do ta takonim ne sot Agim Nuhiun?
AGIMNUHIU: . Në fakultet pranë studentëve.

SYRI.TV : Çfar mendoni për portalin tonë ?
AGIM NUHIU: Vlerësoj profilin dhe aktivitetin tuaj.

SYRI.TV : z. Agim Nuhiu në emrin tim dhe në emer të stafit ju faliminderoj që gjetët kohë të jeni pjesë e portalit Syri.tv nga Mërgata ?
AGIM NUHIU: Paçit mbarësi! Me respekt AGIM NUHIU
Intervistoi: Arben Mehmeti