Një libër mbi mësimdhënien në shkollën shqipe të St. Gallenit nga Dr. Vaxhid Sejdiu

0
126
Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu, një libër mbi mësimdhënien në shkollën shqipe të St. GallenitPak ditë përpara festës së mësuesit Vaxhid Sejdiu sjell një libër mbi historinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Zvicër, “Shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar”. Ky libër gjithashtu sheh dritën e botimit në një vit të rëndësishëm për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Zvicër, 30 – vjetorin e Shkollave Shqipe në Zvicër.“Libri i botuar në prag të festës së “ 7 Marsit – Ditës së Mësuesit” është një dhuratë për nxënësit, kolegët dhe prindërit të cilët prej më se tre dekadash e mbajnë gjallë gjuhën dhe shkollën shqipe njëkohësisht” tha për “Diaspora Shqiptare” Sejdiu.“Shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar” është libër që dëshmon respektin për punën dhe angazhimin e mësuesve në Diasporë duke e përshkruar jo vetëm angazhimin e tyre gjatë procesit mësimor, por edhe aktivitetet e lira; manifestimet shkollore, shëtitjet me karakter shkollor, garat sportive, konkurset e diturisë si dhe manifestimet e ndryshme shkollore të cilat e bëjnë Shkollën shqipe të Kantonit të St. Gallenit një nga shkollat më të organizuara në Zvicër dhe më gjerë.Librat janë gati, së shpejti do të jenë në duart e nxënësve dhe mësuesve të Shkollave Shqipe në ZvicërNë 500 faqet e librit është një pjesë e historisë së punës, angazhimit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve bashkërisht gjatë këtyre 30 – viteve.