Doktoresha shqiptare nga Gjermania Aurora Dollenberg pjesë e rubrikës «Bardh e Zi «

0
475

SYRI.TV: Përshëndetje e nderuara Aurora Dollenberg mirë se erdhët në rubrikën Bardh e Zi?

A.D.- Është kënaqësi edhe për mua! Faleminderit edhe nga ju!

SYRI.TV: Kush është Doktoresha shqiptare nga Gjermania Aurora Dollenberg?

A.D.-  Unë kam lindur në qytetin e Fierit në ditën e pavarësisë me 28.11.1985  ku dhe ka kryer ciklin para universitar me rezultate te larta.

SYRI.TV: Aurora a mundeni të na tregoni pak si filloj rrugëtimi ju në studimin e mjekësisë ?

A.D.- Unë dhe breza ime jemi rritur nga gjyshet qe na kane dhuruar shumë përkujdesje duke na mësuar që të kujdesesh për njerëzit sidomos ne momente shume kritike siç është rasti kur një person ka probleme shëndetësorë është shumë e bukur si ndjenje. Sigurisht që unë atëherë nuk është se mendoja se çfarë duhet të bëhem në të ardhmen por gjyshja ime thoshte gjithmonë të bëhem një doktoreshe kur te rritesh pasi do ta bësh shumë mirë kur të rritesh me atë dashuri që të karakterizon. Pastaj sigurisht duke u rritur rritet edhe pasioni përveç asaj i të qenë humanitar edhe dëshira për të studiuar.

SYRI.TV: Ju jeni zgjedhur edhe kryetare e Federatës së mjekëve shqiptar në EU, a mund të na flisni pak rreth aktivitetit të Federatës në periudhën e ardhshme dhe ndryshimet në kreun e Federatës?

A.D.-  Projektet e Federatës për vitin 2021 janë të shumëfishta ku do permendim:1.Hartimin e Protokolleve për trajtimet europiane të COVID-19 ku në bashkëpunim me të gjithë mjeket në të gjitha specialitetet i kemi dërguar ato në ndihme të gjithave trojeve shqiptare ne Shqipëri, Kosove ,Maqedoni dhe Malin e Zi .

Ndihmën e fëmijëve në nevojë në Shqipëri dhe në Kosove. Te mos harrojmë që një rol shumë të rëndësishme në trojet shqiptare edhe faktori ekonomik që fatkeqësisht shpesh herë nuk është në nivelet e duhura. Projektet i kemi me partnere serioze gjermanë por edhe me përfaqësues të njohur evropianë dhe jemi në mobilizim të vazhdueshme qe projekte të jenë në vazhdimësi edhe ndihmat të shkojnë në kohën e duhur edhe tek personat e duhur. Është shumë i rëndësishëm mesazhi që duam të japim që Federata jonë nuk është vetëm një emër por jeton misionin të cilin ajo e beson. Kemi pasur në kryesinë e federatës ndryshime pasi misioni dhe rrugëtimi ynë është dinamik dhe ka një transformim të vazhdueshëm. Tashmë federata drejtohet nga unë Aurora Dollenberg me anëtare të rinj me plot entuziazëm dhe gatishmëri për të dhënë kontributin e tyre ne federate . Të gjithë ata punojnë për Federatën dhe janë zemra e saj dhe të cilët i falënderojmë shumë.

SYRI.TV: Nga kush përbëhet Federata e mjekeve shqiptar në EU?

A.D.- Federata e Mjekeve përbëhet nga mjeke te specializimeve te ndryshme që punojnë në të gjithë Evropën madje duke shkuar edhe më tej deri në Amerikën e largët. Gjithashtu kontribuues ose thënë ndryshe vullnetarë të fushave të ndryshme. Duhet të kuptojmë se një Federate duhet të ketë të gjitha figurat që e bëjnë atë të jetë sa më efektive në misionin e saj. Sigurisht që qëllimi ynë kryesor është rrjetëzimi i mjekeve shqiptare kudo ku ndodhen por për të konkretizuar këtë qellim të madh që kemi për bashkëkombësit tanë duhet të ketë edhe figura te tjera si gazetare ,Profesor, diplomat , njerëz te artit e te tjerë.

SYRI.TV: Sa do jeni te hapur për bashkëpunim me ata që shprehin interesim të japin kontribut në Federatën kryetare e së cilës ju jeni tash?

A.D.- Ne kemi pasur bashkëpunim edhe me mjekët tjerë te vendeve evropiane kryesisht me gjermanet por edhe në Holandë dhe Itali ku kemi pasur edhe Konferenca mjekësore me të ftuar edhe nga nacionalitet e tjera. Dëshira e federatës te japim prioritet mjekeve shqiptare duke bashkëpunuar dhe mësuar nga vendet e tjera te cilat janë në menaxhimit shume here me sesa trojet shqiptare. Ne jemi te hapur për bashkëpunim dhe partneritet sepse në ketë mënyrë mund arrijmë që në një kohë shumë të shkurtër rezultate më të larta.

SYRI.TV: Çfarë aktivitetesh vullnetare ka kryer Federata deri më tani?

A.D.- Aktivitetet vullnetare kanë qenë gjatë gjithë vitit 2020 duke organizuar video me mjeket nga gjitha vendet evropiane, Informimi aktivisht nëpërmjet të gjitha mediave mbi gjendjen e pandemisë në vendet evropiane edhe në trojet Shqiptare. Kemi kontribuar në këshillimin e popullatës të karakterizuar ne trojet shqiptare duke hapur një portal përmes faqes sonë të internetit www.amfe-federation.eu faqe në konsultim falas në kohë reale dhe kemi ndihmuar njerëzit që ishin në dyshim se ishin të infektuar apo që kërkonin edhe një trajtim apo edhe këshillim nëse kishin simptoma nga COVID-19. Puna jone pra nuk ka qenë vetëm për profesionistet por edhe për popullatën shqiptare.

SYRI.TV: Federata juaj sa ka bashkëpunim me federatat e mjekëve shqiptar nga Zvicra, Kosova, Shqipëria. Maqedonia etj .

A.D.-  Kontribut japin edhe Mjeket nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia madje dhe më shumë duke shkuar deri edhe në Mal të Zi.

SYRI.TV: Në çfarë̈ moshe migruat në Gjermani?

A.D.- Unë kam emigruar ne Gjermani në moshën 25 vjeçare pra pak kohe pasi kam mbaruar shkollën kjo për arsyen që në Shqipëri nuk mu ofrua një specializim.

SYRI.TV: Ju si mjeke që jeni! Sa ishte e vështirë̈ të ambientoheni në Gjermani me një̈ shoqëri dhe kulturë tjetër…?

A.D.- Nuk di nga ta filloj sepse ajo ka qenë një periudhe shume e vështire ashtu siç është çdo fillim për çdo shqiptar që migron. Barriera e pare është gjuha edhe pse ti në shtetin gjerman prezantohesh si një profesionistë integrimi duhet te jetë i menjëhershëm.

SYRI.TV: Na tregoni znj. Dollenberg, për rrugëtimin profesional në Gjermani, integrimin, specializimet?

A.D.- Kur kam ardhur në vitin 2010 ku pavarësisht barrierave të mëdha që kishte në fillim si emigrante në gjermani, më vullnetin dhe dëshirën e madhe që qëllimet ti realizoj deri ne fund arrita të i kryej tri (3) Specializime deri më sot. Pra, 1.Specializim  «Mjeke Familje»2.Specializim «Mjeke Urgjence » 3.Specializim «Psikoterapi “Unë e them gjithmonë «Me punë arrihet çdo gjë.  „Paralelisht specializimeve kam  ndjekur edhe karrierën akademike në universitetet më të njohura në Gjermani, ku dhe kam përfunduar 2 kërkime shkencore mbi:»  Çrregullimet e Ankthit- Depresionit» dhe » Kancerit tek Gratë».

SYRI.TV: Cili ka qenë angazhimi juaj si mjeke në Gjermani, veçmas gjatë izolimit tëCovid-19?

A.D.- Karantina që po përjetojmë në Gjermani në dhjetor të 2020 është shume e forte në krahasim nga ajo një vit me parë dhe kjo i detyrohet numrit të rritjes se vazhdueshme të infektuarve dhe fakti që masat e marra deri tani nuk ishin të mjaftueshme për ta ndalur. Urojme në fillim të prillit lockdown të anulohet dhe jeta ti rikthehet normalitetit. Siç e përmenda më lart një ndër specializimet e mia është edhe Psikoterapia që do të thotë përveç asaj  punës së përditshme si mjeke familje dhe urgjence merrem shume dhe me këshillimet e popullatës ku për fat të keq pandemia e ka rritur shumë numrin e personave që vuajnë nga probleme si ankthi dhe depresioni.

SYRI.TV: Si mjeke jeni prekur nga COVID-19?

A.D.- Deri tani jo faleminderit. Jemi kursyer se duhet te ju shërbejmë njerëzve.

SYRI.TV: Si quhet ordinanca juaj ku punoni si mjeke ?

A.D.- Ne fakt unë kam dy ordinanca ose thënë ndryshe praxis me dy qendra te ndryshme. Tek e para jam mjeke familje dhe urgjence kurse tek e dyta mjeke psikoterapie.

SYRI.TV: Cili është numri i të infektuarve në Gjermani, dhe a ka pasur në mesin e tyre Shqiptar ?

A.D.- Vetëm në ketë moment qe po flasim ne kohe reale Instituti i Robert Koch në javën e fundit kemi 50.203 të infektuar që për fat të keq është një numër i lartë. Sigurisht që ka edhe shqiptare por sa është numri nuk di ta them me shifra por, vete faktin se ne gjermani ruajtja e të dhënave anonimiteti behet në mënyrë shumë të rreptë .

SYRI.TV: Ju jeni mjeke familjar dhe Psikologe, në cilën lami e ndiheni vetë më mirë?

A.D.- Shiko Mjekësia nuk ndahet sepse në çdo specializim deri edhe në pjesën me te vogël të saj ka dashuri dhe përkushtim. Sigurisht që nuk mund të them të njëjtën gjë tek një person që re animohet ne një situate kritike dhe te një pacient që këshillohet. Por pasioni dhe përkushtimi është kudo dhe kurdo i njejtë.

SYRI.TV: Më çka jeni përballur më shumë kohëve të fundit?

A.D.- Me te njëjtën situate që po përballet gjithë bota me mbingarkesa që ka shkaktuar pandemia dhe na e ka prishur pak rendin e jetës.

SYRI.TV: Si po të trajton jeta kohën e fundit si mjeke ?

A.D.- Them njësoj ashtu si për te gjithë mjeket jeta jonë është pak më ndryshe për shkak te profesionit qe kemi te punuarit me te sëmurë kur shpesh here sheh edhe funde fatale nuk është shumë e lehte.

SYRI.TV: Si është jeta e një̈ doktoreshe shqiptare në Gjermani?

A.D.- Gjithçka varet nga situata sa i integruar je. Sigurisht qe ka gjithmonë uljet dhe ngritjet e saj.

SYRI.TV: Si kryetare e Federatës Evropianë keni hasur në paragjykime ?

A.D.- Mund edhe të ketë pasur në mënyrë indirekte pasi qenia njerëzore ka paragjykimin por sinqerisht nuk do veçoja ndonjë pasi gjithmonë me pune njeriu i thyen barrierat.

SYRI.TV: Si kur të mos ishte Aurora Dollenberg mjeke si do ta takonim ne sot ?

A.D.- Nuk e kam menduar ndonjë herë. Por, dëshira për tu kujdesur për njerëzit me ka lindur që e vogël. Nuk di se çfarë mund të zgjidhja por çdo dite është që Humanizmi nuk ka ngjyrë e as kombësi.

SYRI.TV: Më kë jeton Aurora Dollenberg?

A.D.- Unë jam e martuar dhe jetojmë bashkëshortin tim.

SYRI.TV: Si e presin Kryetaren e Federatës së mjekëve shqiptare Evropianë tek ne, si mjeke apo si kryetare ?

A.D.- Unë e dua shume mjekësin dhe e mbroj me fanatizëm pasionin tim. Kryetare për mua është një punë që sot e kam e nesër jo dhe pse qëllimi i krijimit të kësaj federate është shumë  i madh.

SYRI.TV: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës» Bardh e Zi » si mjeke ?

A.D.- Në radhë të parë ju uroj të gjithëve të jeni të shëndetshëm bashkë me të gjithë të dashurit tuaj. Ëndërrimet janë falas dhe e dyta me pune arrihet çdo ëndërr. Ajo që unë e kam shumë për zemër them se humanizmi të bën të ndihesh shumë e lumtur.

SYRI.TV: znj Aurora të falënderoj shumë që ishit pjesë e portalit tonë?

Intervistoi Arben Mehmeti