UKFSH në Zvicër nderon me mirënjohje z.Flamur Bunjaku

0
289

Kryetari i Unionit të klubeve të futbollit shqiptar në Zvicër z. Feti Demolli bashkë me kryesinë ndan mirënjohje për aktivistin e dalluar në lëmine e sportit Z. Flamur Bunjaku.

Kryesia e UKFSHZ merr vendimin për mirënjohje dhe vlerëson kontributin e Z.Flamur Bunjaku i cili po ashtu është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv i FFK.  

Z. Flamur Bunjaku ndihmoi në veçanti për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA duke qëndruar dhe vepruar gjithandej bashkë me presidentin e ndjerë Fadil Vokrri.

Kryetari i UKFSHZ Z. Feti Demolli i dhuroi mirënjohjen duke i uruar dhe falënderuar për kontributin dhe angazhimin në Zvicër dhe në Kosovë.

Flamuar Bunjaku po ashtu njihet edhe si pronar i Diskotekës shqiptare në Zvicër Rinora 4 që ka merita edhe në evente të ndryshme  humanitare për vendin.

Përkrah gjithë angazhimeve, është i autorizuar nga FFK për zbulimin e talenteve të ri shqiptar në Zvicër.

Feti Demolli Kryetari i UKFSHZ Zvicër