SPORTISTI PRESHEVAR MENSUR HYSENI TREGON PËR SUKSESET E TIJA NË RUBRIKËN BARDH E ZI TË PORTALIT SYRI.TV

0
415


SYRI.TV : Përshendetje Mensur , mirë se na erdhët në rubrikën Bardhe e Zi të portalit Syri.tv nga Mërgata,  uroj të jeni mir ?
Mentor Hyseni: Përshëndetje dhe për ju.


SYRI.TV: Kush është sportisti Preshevar Mensur Hyseni ?
Mensur Hyseni: Unë quhem Mensur Hyseni dhe jam i lindur në fshatin Rahovicë, Komuna e Preshevës.


SYRI.TV: Si quhet sporti juaj ?
Mensur Hyseni: Sporti të cilin aplikoj bën pjesë në grupin e atletikës së rëndë konkretisht ngritja e peshave të rënda ose siç njihet në ditët e sotit sporti i crosfitnesit.


SYRI.TV: z Hyseni a mund të na tregoni pak për karrierren tuaj, si filloj rrugëtimi juaj në këtë sport ?
Mensur Hyseni: Ishte viti 1993 kur për here të pare fillova ushtrimet pran klubit të karatesë “DOJO”, I cili klub udhëhiqej nga Prof. Bejar Fazliu. Isha në moshën 10 vjeçare kur u njoha me sportin e karatesë drejtpërdrejt, pasi që në atë kohë artet marciale I kishin pare vetëm përmes filmave.Pas 5 viteve ushtrime gradohem me gradën 1DAN (mjeshtër I shkallës së pare me brez të zi), ku isha ndër të parët që marrë këtë titull në karate ndër moshën 18 vjeçare pranë ITKF( Federata Internacionale e Karatesë Tradicionale) .Në këtë moshë si 15 vjecar duke pare disa djelmosha me muskuj të zhvilluar u inspirova që të filloj të merrem me sportin e fitnesit dhe prej 22 viteve nuk kam ndaluar së stërvituri me këtë sport fisnik.Në moshën 16vjecare isha I vetmi adoleshent që kasha ngritur peshen prej 100kg në bisiplinë Bench Press (gjoks).Edhe pse filloi të lidhem emocionalisht me sportin e fitnesit prap se prap nuk ndrerpreva sportin e karatesë dhe i praktikoja paralelisht.Në vitin 2002 regjistrohem në Fakultetin e Kulturës fizike në Universitetin e Tetovës, ku në këtë vit fillova me ushtrimet e kick boksit dhe arrita të bëhëm kampion I Maqedonisë në kategorinë 72kg ku si garues përfaqësova Klubin e Kick Boksit “ JEHONA” të udhëhequr nga Instruktori Shefki Selami.Në vitin 2004 në lëndën e atletikës kisha arritur norma olimpike në dispilinës e pesëgarshit dhe atë:Vrapim 1500m – 4.29minuta100m-11.20 sekondaShyztja e gjylës (e cila peshonte 7.260kg) – 12mKërcim së gjati me vrap 6m dheKërcim së larti 1.75mGjatë kësaj kohe sa ishta student mora ftesë nga selekori I federates së atletikës së R.së Maqedonisë që të përfaqësoj klubin “Luboten” të cilin klub e udhëheqte Krste Serafimovski.Në garat e mabjtura në Veles në disiplinën e 400m kasha arritur rezultat shtetëror me kohë prej 52sekondave.Në vitiin 2006 në Tetovë kasha arritur të bëhem njeriu më I forte në ngritjen e peshës në Bench Press, ku kisha ngritur 180kg.Dhe kështu filloi kariera sportive me shumë mundi dhe sakrifica ku cdo gjë kërkohej nga vetja.

SYRI.TV: Kur i keni pasur fillesat me sportin me të cilin mirreni ju ?
Mensur Hyseni: E përmenda ishte viti 1998 kur isha vetëm 15 vjecar, ku isha ndër të parët e rinj ku stërvitesha me djelmoshat e asaj kohe të cilët kishin të ndertuar trupat e tyre.Vlen të përmendet se në atë kohë Prof. Ylber Haliti nuk më linte të stërvitem për shkak se më konsideronte shumë I vogël, mirëpo këmbëngulsia ime më në fund u pranua nga ai he kënaqësia më e madhe ishte kur stërvitesha me atë së bashku.


SYRI.TV: Si  ia dilni të jetoni me presionin e pozitës suaj, me famën dhe lavdinë e vazhdueshme? A jeni autokritik?
Mensur Hyseni: Përvec sportit të cilin e kemi jo vetëm profesion por jetë dhe passion, na kërkohet edhe të punojm për shkak rrethanave që cilët sportistët në vendet ballkanike nuk vlerësohet sq duhet. Ne jemi I punësuar si prof. Pran shkollës së mesme  Teknike “ PRESHEVA” në Preshevë.Në jetën private dhe publike jemi shumë modest.  


SYRI.TV:  Ke qenë shumë i kujdesshëm me dietën këto kohë. Ka ndonjë gjë për të cilën të merr malli për të ngrënë?
Mensur Hyseni: Kjo është pjesa më e rëndësishme në sport, sidomos në ato sporte ku ka sforcime muskulore.Sa I përket mallin ose deficitit ushqimor do të konsumoj disa pica për shkak se ja kam harruar dhe shijen.

SYRI.SYRI.TV: Çfarë po bën Mensuri  aktualisht?
Mensur Hyseni: Jemi në mbarim të Masterit dhe të shofim se ku do mendoj të vazhdojm të japim kontributin tone.


SYRI.TV: Çfarë ju frigon nga sporti ytë ?
Mensur Hyseni: Friga ma e madhe  është lëndimi në këtë sport.Gjatë një stërvitje ndodh që trupit I duhet të ngrit me qindra mijëra kg dhe mundisë e lëndimit jan shume prezente.
SYRI.TV: A e keni menduar se një ditë mund të bëheni istruktor i sportit ?
Mensur Hyseni: Ne vetëm se jemi të licencuar si instruktor fitnesi dhe punojm drejteperdrejt me student pasi kemi palestren tone.


SYRI.TV:  A e mendoni se cili ka qenë kulmi juaj në karrierë si kampionat Bote ?
Mensur Hyseni: Pjesa më kurioze është se një sportist I një vendi prej 40.000 banorë arrinë të bëhet kampion bote përball sportistëve botëror sidomos atyre AMerikan dhe Rusë, ku vlen të ceket se vetëm Rusia ka mbi 25miljon sportista.Kjo është shumë më interesante se sa vet thyerje e rekordit .


SYRI.TV: Mensur ju keni shënuar sukseset e tuaj në librin e Guiniss-it , cfar ndenje është per ju ?
Mensur Hyseni: Asgjë nuk do të ndryshoj tek unë. Unë sportit nuk e di por sportin e ndiej në cdo qelize. Mund të jem si model për gjeneratat e reja se vullneti nuk njef as talente as insfrastrukture sportive.

SYRI.TV: Cilët jan sukseset apo fitoret e tuajë në ketë Sport ?
Mensur Hyseni: lartë I përmendën disa të arritura.Edhe si professor I shkollës së mesme teknike “PRESHEVA” në Preshevë në garat e organizuara nga sindikata e rebublikës së Serbise prej vitin 2008 -2014 në displinën e atletikës (ku bënn pjesë Vrapimi 100m, 200m, kërcim nga vendi dhe shtztja e gjyles) isha I pa konkurente


SYRI.TV: Si ju presin Preshevarët ?
Mensur Hyseni: Most ë ngutemi të paragjykojm, të presim çertikifikim e rezultatit. Mirëpo deri në kët moment më duhet të përmendi Trajneren më të mire në botë, gruan time Prof. Remzije Hyseni, ku e dëshmoi se ajo është një psikologe dhe trajnere nr një. I gjithë mundi im ka të bëj vetëem me mua dhe gruan time qoftë në anën materjale apo përgatitore.


SYRI.TV: Keni përfaqësuar ndonjëher Luginë e Preshevës si sportist në ndonjë vend ?
Mensur Hyseni: Po. Ka shumë sportist Presheva mirpo ceshtja ekonomike eshte ajo qe ja shuan shpresat.Falë Zotin ne kemi qenë mire me financa se edhe se kishin dështuar.


SYRI.TV: Ju keni dhe nje fitnes , sa gjeni kohe për të rinjët e Luginës për tju afruar trajnig ?
Mensur Hyseni: Prej vitit 2010 e kemi palestren tone dhe është i vetmi fitne që udhehiqet nga dy instruktor te licencuar dhe 1/3 e kohës jemi aty unë dhe gruaja ime.

SYRI.TV: Sa respektohet ky sport tek ne ?
Menur Hyseni: Shumiva e ushtrueseve bejn spport rekreativ jo pofesional, per shkak se është sporti më I shtrenjt I cili kerkon ushqim specific të kushtueshëm

SYRI.TV: Cili ështē ushqimi juaj i preferuar?
Mensur Hyseni: Ushqimi I peditsshëm I cili na kekrohen ne kete sport eshte:Krbohidratet-makarona, oriz patateProteinat-Vezet, mishi I bardh, qumeshti, peshkuYndzrnat-arrat, lajthia,badematPemet-bananet, mollat, hurma, fikuKjo eshte dieta e perdithsme duke mos perfshire mjetet ndihmese proteinat dhe aminoacidet te cilat miren ne forme te gatshme.


SYRI.TV: Sportisti nga Presheva Mensur Hyseni sa ka pas frik nga COVID-19?
Mensur Hyseni: Aspak, sportisti cdo dite ballafaqohet me covid-19 gjate garkesave te renda fizike rritet hipertermia trupore dhe te njejten kohe shtohet kerkesa për oksigjen, keshtu qe është e njetja situate sikur personat e prekur me covid-19.

SYRI.TV: Sa ndikon COVID-19 në sportin tuajë ?
Mensur Hyseni: Pengesa me e madhe ka qen kufizimi I jetes, I lëvizjes, nuk nuk kishim  undesi te steviteshim në palester por në kushte shtepiake. Kjo ishte periudha me e veshtire


SYRI.TV: Me qka është përballuar  kohën e fundit sportisti Preshevar Mensur Hyseni ?
Mensur Hyseni: Me torture stervitore, mungesa e kohes per te kaluar me femijet dhe me stervitje ekstreme.


SYRI.TV: Për çfarë jeni më shumë krenar?
Mensur Hyseni: Krenar se prej nje vendi shume te vogel del nje sportist dhe I sfidon spportistet elitar te cilet sterviten me ekipi ekspertesh, kurse une vetem me nje person qe eshte gjendur kraheperkrahe.


SYRI.TV:  Jeni penduar për ndonjë vendim që keni marrë?
Mensur Hyseni: e pelqejm jeten lineare I deshirojm sfidat dhe pendohemi asnjeher per vendimet.Vetem shendet I kerkojm Zotit, për te tjerat asnjeher.


SYRI.TV: Si është jeta e një sportisti në Preshevë ?
Mensur Hyseni: Shume e mundimshme.Nuk ka mekanizma shtetrore qe sportistit me rezultate ti garantohen ndonje vend pune apo page.Cdo gje duhet të mendoj vete se ikën koha energjike dhe cdo gje te kerkohet nga vetja.


SYRI.TV: Si po të trajton jeta kohen e fundit ?
Mensur Hyseni: Te shofim.Jemi të lidhur për Preshevën e vogel, port e bukur.


SYRI.TV: Çka presmi nga Mensur Hyseni?
Mensur Hyseni: Nëse në të ardhmen kam mbeshtetjen nga ndonje isntitocion apo person fizik ne rafshin finaciar do te perpiqem te thyej ndonje record tjeter. Në të kundertet do ti filloj me ushtrime normale për veten time.


SYRI.TV: Më kë jeton sportisti Preshevar Mensur Hyseni?
Mensur Hyseni: Me familjen time gruan, tre femije dhe prindin, babain.


SYRI.TV: Nëse nuk do të ishe sportist , si do ta takonim sot Mensur Hyseni? 
Mensur Hyseni: Me duket se sportist kam qen cysh ne mitren e nenes, ashtu me thoshte e ndjera nena ime.Nuk mundem të përgjigjem, sepse nuk modem tl jetoj pa levizje për shkak të problemeve shendetsore te cilat me paraqiten pa ushtrime.


SYRI.TV: Cili është mesazhi jaujë për lexuesit e portalit Syri.tv dhe për adhuruesit e rubeikës Bardh e Zi?
Mensur Hyseni: Ju uroj shendet dhe ju nderoft I madhi Zot, edhe pse jemi komb I vogel jemi te rendesishem.


SYRI.TV: Të faliminderit shumë inderuar Mensur për kohën që gjetë të jeni pjesë e portalit Syri.tv nga Mërgata dhe faliminderit njëherit që pranuat ftesën të jeni pjesë e rubeikës Bardh e Zi?
Mensur Hyseni: Falemnderit edhe ju që ma dhatë mundësinë që të ju tregoj dhe që edhe mërgimtarët tanë përmes ketij portali, pra Syri.tv, të njihen më shumë për gjitha këto suksese të cilat nuk janë vetëm të mijat por janë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Ju falmnderit.

Intervistoi Arben Mehmeti