Diaspora jonë do të jetë mekanizëm për bashkëqeverisje në qeverisjen e udhëhequr nga Alternativa Demokratike Shqiptare.

0
226

Përmes funksionalizimit të plotë të zyrës për diasporën në kuadër të komunës së Preshevës do të aktivizojmë dhe të forcojmë themelet e bashkëpunimit dhe përfshirjes së diasporës në proceset zhvillimore socio-ekonomike të komunës së Preshevës. Zyra për Diasporë është prioritet i qeverisjes së ADSH-së. Për të konkretizuar hapat të cilat duhet të ndërmerren për funksionalizimin e kësaj zyre të rëndësishme, sot u takova me Ministrin e Shtetit për Diasporë, z. Pandeli Majko.

Në një pritje vëllazërore, biseduam dhe mora këshillat më adekuate për funksionalizimin e zyrës për diasporë, në aspektin e kuadrove si dhe të shtrirjes së aktivitetit.

Ministria e Shtetit për Diasporën, ka bërë hapa të mrekullueshëm në koordinim të diasporës dhe brenda kapaciteteve të stafit të kësaj ministrie do të caktohen persona me përvojë që do të jenë këshillues për funksionimin e zyrës sonë. Zyra për Diasporë e komunës së Preshevës do të funksionojë në kuadër të administratës komunale, ndërsa do të udhëhiqet nga këshilli 9 anëtarësh ku brenda këtij organizimi do të zgjidhet koordinatori i përgjithshëm i zyrës së diasporës(përfaqësues të Diasporës).

Arben Mehmeti