Liria është më shtrenjtë se gjaku!

0
112
Dr. Vaxhid Sejdiu

Bota demokratike u tmerrua gjatë Luftës së Kosovës me terrorin shtetëror serbo-sllav veçanërisht gjatë viteve 1989-1999. Në fund kjo botë demokratike përkrahu UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë dhe së bashku kurorëzuan Lirinë e Kosovës.

Historikisht shqiptarët shumëfish ndër vite e kanë paguar çmimin e lirisë. Kjo nuk na befason por, kjo Evropë duhet ta kërkoj krimin dhe kriminelët në qendër të Beogradit sepse aty janë udhëheqësit e bandave kriminele dhe njësiteve paramilitare, policore dhe ushtarake që vranë fëmijë, gra, pleq dhe civilë të pafajshëm, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

Në bazë të dokumenteve qindra mijë policë, ushtarë, paramilitarë serb dhe të tjerë kanë marrë pjesë në dëbimin masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova. Dhjetëra varre masive në serbi kërkojnë Drejtësi Evropë.! – Dhe mijëra familje shqiptare ende nuk kanë arritur t`i prekin së paku eshtrat e të afërmve të tyre. Krenar me UÇK-në!

Shkruan ne faqen e FB