Akuzat ndaj çlirimtareve që votuan Gjykatën speciale janë të pabaza dhe qëllimkqija

0
174
Nazmi Gashi

Ata që gëzohen sot, janë të njëjtit që janë gëzuar edhe atëherë kur burgoseshim për Kosovën Republikë. Ka edhe plot të mashtruar nga propagandat partiake, siç kishte dikurë nga propaganda e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.
Por ka edhe nga ata që vuajnë nga sëmundje e hakmarrjes përsonale.
Këto kategori shoqërore, kanë qenë dhe janë pwngesë e madhe e përparimit. Jo pse u burgosën dy drejtues shtetëror e partiak, por sepse prapa gëzimit të burgosjes së tyre fshihet armiqësia ndaj UÇK-së.
Prapa këtij gëzimi, nuk qëndron dëshira për tu dënuar hajnat, por për tu dënuar çlirimtarët.
Unë e kam ditur që nga fillimi, që Thaçi dhe krerët tjerë të UÇK-së, do të burgosen. E kam përkrahur votimin e kësaj gjykate, jo pse është gjykatë e drejtë, por për shkak se diplomacia evropiane nuk dha alternative tjetër që shteti ynë të gëzoj mbështetje në rrugën e kosolidimit ndërkombëtar.
Akuzat ndaj çlirimtareve që votuan Gjykatën speciale janë të pabaza dhe qëllimkqija. Janë luftë propagandistike për pushtet.
Përndryshe s’ka mundësi që të votosh kundër një gjykate, dhe të të gëzohesh për burgosjen e të akuzuarve nga e njëjta Gjykatë.
Sidoqoftë, siç e ka thënë Veton Surroj, kampi politik anti UÇK, është I fortë, dhe për momentin është fitimtar.
Duhet kohë që e vërteta për luftën dhe antiluftën (pacifizmin) të ndriqohet tërësisht. 

Postimi i plote