DR. MENTOR BILALI, SHEF MJEKËSOR I SPITALIT REGJIONAL NË LANGENTHAL

0
59

Këtë e bënë të njohur miku dhe kolegu i tij dr, Florim Cuculi.

Që nga fillimi i vitit të ri 2021, dr. Mentor Bilalli, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal.

Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.

Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit, por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën 4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në Reiden të Kantonit të Lucernit. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në po këtë kanton.Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit. Specializimin e parë që kishte zgjatur 3 vjet, e ka bërë në kirurgji (kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale), në Spitalin Kantonal në Olten dhe në urologji në Spitalin Universitar të Bernës (Inselspital).

Pastaj 3 vite e gjysmë i kanë kaluar për specializim të mjekësisë interne në Klinikën universitare në Aarau (AG). Specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të Cyrihut, e ka përfunduar vjeshtën e vitit 2018. Në po këtë spital ai ka punuar edhe si kryemjek (Oberarzt).

Ne nga tv Syri, saktësishtë në emisionin Oda e Mërgimit kishim nderin që ta kemi në studio dr Mentorin me të cilin për rrethë dy orë biseduam për sëmundjet e lukthit dhe në përgjithësi sistemin gastroentereologjik.Nga zemra i urojmë dr. Mentorit detyrën e re të bindur se do t’ia dalë mbarë, ashtu si ia doli edhe deri më tani.