BASHKËPUNËTORJA E TV SYRI, MODERATORJA FATIME KALIMASHI, NDEROHET ME TITULLIN AMBASADORE E PAQES

0
309

Kështu bënë të ditur ajo në profilin e sajë në facebook.

AMBASADORE E PAQES
Nga Federata për Paqen Universale

Federata për Paqen Universale u jep titullin « Ambasador i Paqes »personaliteteve shembullore që jetojnë për të tjerët dhe u përkushtohen aktiviteteve me qëllim promovimin e vlerave morale universale, një jetë të qëndrueshme familjare, bashkëpunim ndërfetar, harmoni midis kombeve, media të përgjegjshme, ripërtëritja e Kombeve të Bashkuara dhe vendosja e një kulture paqeje. Duke kapërcyer pengesat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqe kontribuojnë në realizimin e ëndrrës shekullore të njerëzimit:një botë e bashkuar dhe paqësore në të cilën harmonizohen dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës.Federata për Paqen Universale ka nderin të emërojë « Ambasadoren e Paqes « FATIME KALIMASHI në 3 Tetor 2020 pas pjesëmarrjes në një ditë seminari Zoom të organizuar nga CHantal Chételat Komagata SG. FPU Zvicër. Faleminderit organizatorëve, Ambasadorëve të Paqes Univesale dhe gjithë ata që që më nderuan me titull un Ambasadore e Paqes Univesale!

Rrespekt dhe mirenjohese!
Fatime Kalimashi.

Edhe ne, i gjithë stafi i Tv Syri dhe portalit syri tv, i urojmë koleges dhe mikes sonë Fatime Kalimashi për këtë titull prestigjioz duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese edhe në veprimtaritë tjera. Sepse, zonjën Kalimashi publiku i gjërë e njehë më shumë si poete, këngëtare dhe valltare të shkëlqyeshme.

Urime Fatime. Suksese.