Diar Selmani pjesë e shkollës së futbollit „FC Freienbach “ në Zvicër

0
559

Futbollisti shqiptar nga Kumanova DiarSelmani , i lindur në Janar të   vitit 2011 , në Zvicrës. Një djalë 9  vjeçar, nxënës i klasës së tretë  i cili pos që është i mirë në mësime, e ka pasion futbollin dhe frymëzimi më i madh i tij vjen nga futbollistët më të mirë shqiptarë, që sot po na përfaqësojnë nëpër botë. Diari ëndërr e ka të punojë fort dhe të luaj për ndonjë ekip të njohur ndërkombëtar, por me nostalgji e ruan ëndrrën e tij që të luaj për kombëtaren Shqiptare .

Ai ka lindur në Zvicër, ndërsa tani jeton në Rothentourm kanton Schwyzit .

Është fëmija i parë i familjësSelmani , i pari anëtarë në familje që pritet në të ardhmen të bëhet një futbollist i njohur në Zvicër.  

Diari është nxënës i shkollës së futbollit „FcFreienbach “ të cilët zunë vendin e parë në turnirët e grup moshave të njëjta të organizuara në pjesën e Zvicrës gjermane. Ndërsa, ai vet disa herë është shpallur si golashënuesi më i mirë i ndeshjeve.

Trajneri i kësaj shkolle Rene Wiger, na ka thënë se Diari po përparon cdo ditë e më shumë dhe se pritshmëria për të është e madhe. Ai ka besim në aftësitë për lojë të Selmanit dhe na tha se e sheh në të ardhmen në mesin e yjeve të futbollit Zviceranendërkombëtarë.

Selmanaj deri më tani ka fituar një numër të madh të diplomave dhe disa kupa bashkë me shokët e tij.

Nëntë  vjetari nga Kumanova DiarSelmani, ka arritur të nisë rrugën e ndjekjes së ëndrrës së tij, falë përkrahjes së madhe që ai e merr nga prindërit, të cilët nuk kursehen asnjëherë, vetëm e vetëm që ai të arrijë majat e suksesit.

Në sirtarin e Diarit, gjen pothuajse të gjitha dresët e ekipeve më të mëdha në botë, ku i ka edhe lojtaret e preferuar të tij siç janë: Messi, Modriq, Ronaldo,Mbappe por na tha se më së shumti i pëlqen Shaqiri dhe ka dëshirë që më së shpeshti ta vesh petkun kuq e zi të Shqipërisë, ndërsa u emocionua shumë kur tregoi  se jam i vetmi shqiptare që e mbajë shqiponjën kuq e zi, mendoi se ndoshta në të ardhmen edhe do të luajë kombëtaren shqiptare.

Po ashtu Selmanaj në  moshën 7 vjeçare  ka fituar  Turnirin e Penaltive te 7 vjeçarëveDeutschschweiz dhe 9 VjeçariDiarSelmanajshumë shpejtë është transferuar  dy ekipe më lartë ne EA1 dhetejkaloj Promocionin në sezoni e tretëdhe shënoi 7 gola.

Në pyetjen e portalit Syri.tv  cila është dëshira e tij më e madhe, Diari  u përgjigj duke thënë se dëshiron të bëhet lojtar i mirë, të ketë teknikë, ta njohin të gjithë dhe të luftojnë për të.

Ai madje ka shumë besim se do ta arrijë këtë, sepse siç na tha edhe neve, po punon shumë, pa përtesë dhe pa u ndalur.

Për Syri. TV

Gazetari : Arben Mehmeti.