Ndërtimi i kësaj „Xhamie“ vulos gur themelin e neootomanizmit në Kosovë .

0
294
Saim Tahiraj

Dje filluan punimet për ndërtimin e një̈ xhamie të madhe në Prishtinë, pas shumë debateve të ashpra pro dhe kundër, për një̈ kohë të gjatë.

Armiqtë perfid presin dhe shfrytëzojnë̈ situatat e caktuara, kur jemi shumë të zënë me armiq. Neootomanisti Tërnava, çuditërisht, dje, në të njëjtën kohë me puqin ushtarak që kishte ndodhur në Turqi, filluan punimet për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe si një̈ trofe e fitoreve kundër demokracisë̈ atje dhe që s’ka të bëj asgjë̈ me punën tonë e as me ne këtu.

Duke u bazuar në deklaratat e tij, se njeriu i parë që do flijohet për këtë̈ Xhami të sulltanëve do jetë vet Tërnava, tregon sikur ky vend i ilirëve të lashtë, s’paska zot e as trima, sikur të ishte kjo një̈ pronë mesjetare e tij nën pushtimin e dikurshëm.

Fitohet përshtypja sikur ky vend qenka hajratë i të huajve, se ne s‘ qenkemi pasardhësit e Skënderbeut dhe as të qytetërimit Evropian.

Numri i shumëfishuar i ndërtimit të xhamive në trojet shqiptare, tani për tani tejkalon dhjetëfish numrin total të sundimit pesë shekullor turk për vetëm njëzet vjet të lirisë̈ sonë̈ që nga paslufta. Këto agjentura komprometuese vërsulen pa përvojë̈ institucionet tona dhe aty ku ndeshen në rezistencë̈, i përçanë̈ dhe tek tuk i blenë̈ disa edhe me para dhe aktivizuan njerëz dhe grupe të ndryshme edhe me projekte sllave.

Ndërtimi i kësaj „Xhamie“ e vulos komplet gur themelin e neootomanizmit në Kosovë dhe minimin e kulturës së lashtë Dardane.

Kosova nuk guxon kurrsesi ta lejojë ndërtimin e kësaj „xhamie“ e cila do të shfrytëzohet nga armiqtë tanë̈ si një̈ bombë shpërthyese me benzinë kundër fëmijëve dhe pasardhësve tanë̈ për shekuj me radhë.

Bëjmë apel që institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës ta ndalojnë̈ menjëherë̈ ndërtimin e këtij objekti politik e me prapavija të konfliktit.

Shteti ka informacione të mjaftueshme për këto grupe ekstreme dhe bandave kriminale të cilët për peticione, fjalë e apele nuk kanë dert.

Nëse këtë̈ nuk e bëjnë̈ institucionet përgjegjëse dhe të cilët në këtë̈ drejtim popullin e hodhën në baltë dhe e tradhtuan, atëherë̈ duhet që populli i Kosovës e në veçanti banorët e Prishtinës ta pengojnë̈ me të gjitha mënyrat, me protesta dhe të tregohet se ky vend është̈ i shqiptareve të cilët gjithherë̈ derdhen gjak, qoftë edhe për punët më të vogla, në mbrojtje të lirisë̈ dhe pavarësisë̈ së vendit tani e mijëra vjet më parë.

Ne nuk jemi koloni e askujt.